Policia kufitare e Sarandës ka shpëtuar 12 persona në zonën e Krozës, të cilët kishin shkuar për të bërë plazh.
Policia bën me dije se duke qenë se deti ka qenë i dallgëzuar ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit për tu dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona : 1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë. 2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. 3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë. 4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë. 5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë. 6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë. 7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë 8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë. 9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë. 10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë. 11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë. 12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë Kufitare të cilët kanë bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të policisë, ku u nxorën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.