Një konflikti midis dy personave për motive të dobëta ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale Xh. H, banues në Sarandë.
Dyshohet se 24 vjeçari është plagosur me mjet prerës ‘thikë’ në krahun e djathtë dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.