Policia e Sarandës ka sekuestruar 6 kilogramë tritol, i cili gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” Sarandë.
Kontrolli u krye pas informacioneve të marra nga policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi”.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.