Një 44 vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të djegë më benzinë një 60-vjeçar.
Policia sqaron se shtetasi Janaq Xega, 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol u arrestua pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse shtetasin P.P., 60 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.