Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës paraditen e kësaj të diele, duke u vetëvarur në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Policia sqaron se: Shtetasi A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.