Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë në Pogradec i ka dhënë fund jetës pak pasi kishte kaluar koronavirusin.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes kur Kledjan Çollaku është gjetur i vetëvarur. Pasi ka kaluar sëmundjen, 42-vjeçari është përballur me një situatë të rënduar psikologjike.
Këtë e konfirmojnë familjarët të cilët thonë se u kishte thënë se do të vdiste nga ajo që kaloi si pasojë e sëmundjes.