Sanktuari i Artemisit të Dyrrachiumit, mbrojtës i femrave të antikitetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sanktuari i Artemisit të Dyrrachiumit, mbrojtës i femrave të antikitetit

13:32 | 01/12/2017
në Shqiperi
0

Fotografia në krye paraqet 4 pulla postare shqiptare, me 4 sanktuaret e Artemisit, zbuluar në “Kodrën e Dautes”, Durrës.

E para nga e djathta, është sanktuari (figurina) i Artemisit në bronz, e dyta është portreti i Artemisit në gur, e treta është protomi që dominon sanktuarin e Artemisit, që njihet edhe si i Afërditës, nga zbulimi që arkeologu Vangjel Toçi bëri përpara viteve’ 90, por që nga ekspedita shqiptaro-franceze, u përcaktua si sanktuari i Artemisit, ndërsa e para nga e majta është terrakota e Artemisit si gjuetare.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare përgjatë viteve 1980-2013, është gjetja e rreth 5 tonëve punime terrakote, në “Kodrën e Dautes”, Durrës, në lartësinë 72 metër mbi nivelin e detit, ku u zbuluan edhe punime në bronz. Nga të gjithë sanktuarët e zbuluar, dominonte ai i Artemisit, ndërsa vetëm 4 prej tyre ishin të Afërditës.

Perëndia Artemis, që njihej nga grekët edhe si Artemida, e që në mitologjinë Romake asaj i përputhej hyjnesha Diana, përtej atributeve të saj, si gjuetare dhe mbrojtëse e rrugëkalimeve, një atribut kryesor që ajo kishte, ishte mbrojtja dhe survejimi i jetës së femrës, që nga vajzëria deri në të gjitha fazat që ajo kalonte, në procesin e martesës, të qenurit nënë dhe përtej kësaj.

Në një formë, Artemisi, e bija e Zeusit, është mbrojtëse e vazhdimësisë së jetës së Dyrrachiumit (Durrësit të sotëm), duke pasur nën përkujdesjen e saj femrën, që është ajo e cila e shton dhe kujdeset për popullsinë. Përendia Artemis vëzhgonte në këtë mënyrë të gjithë qytetin, duke pasur nën përkujdesjen e saj femrën.

Kështu, femrat e Dyrrachiumit linin imazhin e tyre tek perëndia Artemis, duke u pajisur me një sanktuar të sajin dhe duke ja ngarkuar asaj mbrojtjen e tyre. Si rrjedhojë edhe sanktuarët e zbuluar janë në shumicën e tyre pothuajse identike, pasi ishin përhapur gjerësisht tek femrat e qytetit, informacion ky që i referohet botimit në gjuhën angleze të “Artemis in Dyrrhachion – Durrës guides 1”, punuar nga misioni arkeologjik franko-shqiptar, i krijuar në vitin 2003 në Durrës, si një bashkëpunim trepalësh midis Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, Shkollës Franceze në Athinë dhe Qendrës Kërkimore Halma-Ipel (CNSR/ University of Lille – Nord de – France).

Ky mision vijon ende të përpunojë materialin arkeologjik të zbuluar në “Kodrën e Dautes”, ku çdo vit pala shqiptare e cila përfaqësohet nga arkeologu Fatos Tartari, në bashkëpunim me arkeologët francezë vijojnë të analizojnë dhe studiojnë objektet e zbuluara, në ambientet e Muzeut Arkeologjik Durrës. Ky mision arkeologjik u orientua nga evidencat që “babai i arkeologjisë së Durrësit”, Vangjel Toçi, shënoi gjatë gërmimit të tij arkeologjik në “Kodrën e Dautes”, në vitet 1970-1971.

Në vitin 2005 projekti u nderua me Çmimin e Parë Clio (Clio First Prize) për arkeologjinë kërkuese franceze jashtë vendit, e cila bëri të mundur edhe publikimin e “Artemis in Dyrrhachion – Durrës guides 1”.

mhttp://www.amfora.al/sanktuari-i-artemisit-te-dyrrachiumit-mbrojtes-i-femrave-te-antikitetit/

Etiketa: Sanktuari i Artemisit të Dyrrachiumit

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Situata e përmbytjeve/ Kulluri: Ku është Lul Basha?!

Situata e përmbytjeve/ Kulluri: Ku është Lul Basha?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

09:24 | 14/03/2026
Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

09:18 | 14/03/2026
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

09:02 | 14/03/2026
Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

08:46 | 14/03/2026
Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

08:14 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –
  • Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –
  • Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –
  • Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –
  • Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –
  • Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –
  • Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com