Samiti i liderëve të BE në Tiranë, rrugët që pritet të bllokohen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i liderëve të BE në Tiranë, rrugët që pritet të bllokohen

15:50 | 30/11/2022
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

6 dhjetori do ta gjejë Tiranën nën masa të forta sigurie dhe me kufizime të rëndësishme në lëvizjen e njerëzve dhe makinave. Qeveria ka hartuar planin e masave që Samiti i BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojë pa incidente.

Masa e parë është shpallja e datës 6 dhjetor pushim zyrtar për të gjitha institucionet shtetërore që veprojnë në Tiranë, përfshirë edhe shkollat. Synohet kështu të shmangen disa lëvizje të përditshme për të ulur trafikun dhe kaosin.

Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara. Nuk do të lejohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë dhe anasjelltas. Unaza e Tiranës do të jetë pjesërisht e bllokuar, kryesisht në segmentin pranë Taivanit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit e deri tek Rruga e Elbasanit.

Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët përreth kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, Stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve. Këtu nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat dhe as këmbësorët ndërsa perimetri i sigurisë në Bulevardin qendror do të jetë deri tek Hotel Dajti.

Ky do të jetë kufiri edhe për demokratët të cilët atë ditë kanë thirrur një protestë që thonë se do ta bëjnë përpara kryeministrisë. Policia nuk do t’i lejojë ata ta kalojnë urën e Lanës tek Hotel Dajti dhe as në rrugë të tjera lidhëse, duke i penguar t’i afrohen zyrave të qeverisë apo ambienteve ku do të jenë liderët e BE-së.

Disa prej krerëve të shteteve të BE-së do të vijnë të hënën pasdite për disa takime dypalëshe me Edi Ramën.

Ndërsa të marteë në orën 10, kryeministri shqiptar do t’i presë liderët në sheshin Italia dhe mbledhja do të kryhet në hotelin që ndodhet pranë Stadiumit Air Albania. Në fund, Edi Rama do të ketë konferencë përmbyllëse me Charles Michel në Pallatin e Kongrese, ndërsa edhe Macron do të ketë komunikimin e tij me median.

Mysafiri i fundit në Tiranë, do të jetë kryeministri grek, me të cilin Edi Rama do të ketë takim të veçante pas Samitin dhe një Komunikim për shtyp. lidere

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Po bënte selfie në shpatin e një mali, 18-vjeçari rrëzohet e vdes

Po bënte selfie në shpatin e një mali, 18-vjeçari rrëzohet e vdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

14:40 | 10/03/2026
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër –

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër –

14:08 | 10/03/2026
Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD –

Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD –

13:44 | 10/03/2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

13:16 | 10/03/2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

13:14 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –
  • Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër –
  • Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD –
  • Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –
  • Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –
  • Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –
  • Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com