Samiti i BE/ Kriza me Poloninë mbetet e pazgjidhur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i BE/ Kriza me Poloninë mbetet e pazgjidhur

10:23 | 22/10/2021
në Bota, Kryesore
0

Grindja me Poloninë mbeti e pazgjidhur në samitin e BE. Vendet anëtare duan të veprojnë kundër skepticizmit ndaj vaksinës, kurse të premten në fokus është debati pas valës së migracionit që po vjen nga Bjellorusia.

Me gjithë përpjekjet gjermano-franceze për ndërmjetësim, grindja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur edhe në samitin e BE në debatet e së enjtes. Kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki u mbrojt kundër “shantazhit”, sipas tij nga BE. Komisioni Europian do të mbajë njëherë të bllokuara ndihmat miliardëshe të përcaktuara për Poloninë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Në samit vende si Belgjika, Holanda e Austria ushtruan presion ndaj qeverisë në Poloni të tërheqë reformat e kontestuara të drejtësisë.

Kurse kancelarja Merkel, që mori pjesë ndoshta në samitin e fundit të saj në BE, nëse qeveria gjermane krijohet në dhjetor, u shpreh për dialog me Poloninë dhe ashtu si presidenti Macron zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin polak. Edhe njëherë Merkel duhej të dilte në rolin e saj si shpëtimtare e krizave europiane, në këtë rast me Poloninë. “Shteti ligjor mbetet bërthama bazë e BE”, tha Merkel në fillim në samitit, prandaj duhet të gjejmë rrugë që të kalojnë në një zgjidhje, tha ajo.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kurse kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi që BE “të mbetet e ashpër” kundrejt Varshavës. “Vija e kuqe është tejkaluar”, u shpreh kryeministri belg, Alexander de Croo në lidhje me vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake, që i kishte deklaruar pjesë të së drejtës së BE si jo në pajtim me të drejtën polake. Zgjidhje nuk pati në ditën e parë të samitit, por debati është një hap në drejtim të zgjidhjes, u tha nga diplomatët evropianë. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel falënderoi krerët e shteteve dhe qeverive të BE për qëndrimin konstruktiv.

Debat për çmimet e energjisë

Por shumë më i gjatë dhe më kontrovers u zhvillua debati në samit për rritjen e çmimeve të energjisë në BE. Çekia dhe Hungaria për një kohë të caktuar dolën kundër planeve të BE. Sipas të dhënave të diplomatëve të dyja këto vende janë ankuar për ndryshime të çmimeve në tregje për shkak të tregtisë me emetimet. Kurse kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri të ditur rezistencën e vendit të tij ndaj propozimeve të Brukselit për mbrojtjen e klimës deri në 2030-n, të cilat ai i quajti “fantazi utopiste”. Gjermania dhe Austria nga ana e tyre theksuan, se nuk ka lidhje mes mbrojtjes së klimës dhe çmimeve të larta të gazit dhe naftës.

Vetëm në mesnatën e së premtes, krerët e vendeve e qeverive të BE ranë në ujdi për draftin e një deklarate të përbashkët. Si lëshim ndaj Çekisë dhe Hungarisë, aty thuhej, se Komisioni Europian do të verifikojë së bashku me Autoritetin Evropian të Mbikëqyrjes së Tregut, ESMA “funksionimin e tregjeve të gazit dhe elektricitetit dhe tregun e e tregtisë me emetimet”.

Të tejkalohet skepticizmi ndaj vaksinës
Krerët e qeverive dhe vendeve të BE duan të veprojnë kundër skepticizmit ndaj vaksinës në BE në mënyrë që të nxitet tejkalimi sa më shpejt i pandemisë. Për këtë do të veprohet më shumë kundër informacioneve të rreme që qarkullojnë në internet, thuhet në deklaratën e samitit të publikuar natën e së premtes. Samiti i BE lëvdon sukseset e arritura në vendet anëtare në luftë kundër virusit, “por gjendja në disa vende anëtare është si më parë shumë serioze.”

BE do të vazhdojë të ndihmojë që vendet e treta të kenë qasje tek vaksina. Komisioni Europian do të bashkëpunojë me prodhuesit e vaksinës për të mënjanuar pengesat në vënien sa më shpejt në dispozicion të vaksinës. “Kjo do t’u mundësojë vendeve anëtare që të përshpejtojnë furnizimin me vaksina të vendeve më në nevojë”, thuhet në deklaratën e samitit.

“Sulm hibrid” nga Bjellorusia
Të premten krerët e BE debatojnë për numrin në rritje të refugjatëve që përmes Bjellorusë vijnë në BE. Kancelarja gjermane akuzoi presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko për “kontrabandë shtetërore me njerëzit”. Ajo e ka kërcënuar Lukashenkon me sanksione të reja. Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se e shohim këtë si “luftë hibride nga Bjellorusia.” Von der Leyen tha, se “asnjë jetë njeriu nuk duhet të vihet në rrezik për shkaqe politike. Prandaj jam e sigurt që Këshilli do t’i japë një përgjigje të vendosur dhe të fortë kësaj sjelljeje të Bjellorusisë që duhet të marrë fund.”/DW/

Etiketa: Kriza me Poloninësamiti i BE

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Kemi detyrim ti bindemi ligjit

Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Kemi detyrim ti bindemi ligjit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com