Kreu i PD Sali Berisha u pyet nëse do ta pranonte Ervin Salianjin kryetar të PD-së.
Berisha tha se nuk ka asgjë kundër dhe se çdo gjë është vullnet i qytetarëve.
“Unë do të pranoj vullnetin e demokratëve. Zoti Salianji është nënkryetar, unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike”, deklaroi Berisha.