“Nxirreni përjashtë”, kjo ka qenë thirrja e përsëritur e demokratëve në Komisionin e Medias. Pasi Vokshi i ka kërkuar gardës të nxjerrë jashtë Veliajn, në komision është krijuar kaos. Oficerët kanë krijuar një mur ndarës mes demokratëve dhe socialistëve, ndërsa Ervin Salianji, Luçiano Boçi dhe Flamur Noka kanë debatuar me kundërshtarët e tyre politikë dhe oficerët duke kërkuar që Veliaj të dalë jashtë dhe të vijë nesër në seancë dëgjimore. Në disa raste demokratët kanë shtyrë oficerët e gardës duke tentuar t’i afrohen Veliajt.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...









