Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga opozita më 7 Tetor.
Nga burgu, ai kujton se si Shqipëria u kthye në një narkoshtet.
Postimi
Mirëmëngjes miq!
Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!
Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!
Bashkohu në protestë më 7 tetor!