Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka akuzuar sekretarin e ri të Bashkisë Delvinë, se ka qenë i dënuar së paku 6 herë për falsifikim.
Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhin, ish-noter që rezulton të jetë dënuar me katër muaj burg në vitin 2016 për shpërdorim detyre pasi kishte falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.
Postimi i ish-deputetit Salianji në rrjetet sociale:
Ose kryetari ose sekretari me patjetër!
Kjo ështē moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës.
Në Bashkinë Delvinë sekretari i ri Shkëlqim Haxhi, i dënuar se paku 6 herë dhe fiks për këto merita është përzgjedhur!