RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

19:36 | 01/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, sot (e mërkurë, 1 prill) çeli zyrtarisht bazën me 4 avionë (investim 400 milionë USD) në TIA. Në sezonin veror 2026 Ryanair do të operojë 44 destinacione dhe do të realizojë një rritje rekord të trafikut me 50%, duke arritur në 4 milionë pasagjerë në Tiranë. Ky zhvillim është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave mbështetëse të Qeverise Shqiptare dhe të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat e inkurajuan Ryanair të hapë 21 linja të reja këtë verë. Hapja e bazes krijon mbi 3,000 vende pune, përfshirë 120 vende të reja pune me paga të larta për pilotë, inxhinierë dhe staf kabine, të gjithë të bazuar në Tiranë.

Progami i Ryanair për Tiranën në Sezonin Veror 2026 do të ofrojë:

  • 4 avionë të bazuar – investim 400 milionë USD
  • 44 linja, 21 të reja përfshirë Alghero, Dublin, Eindhoven, Genoa, Malta, Milano & Napoli
  • Rritje trafiku në 4 milionë pasagjerë në vit (mbi 50%)
  • Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri
  • Zgjedhje të pakonkurrueshme me tarifa të ulëta për qytetarët/vizitorët

Aviacioni në Shqipëri ka shënuar rritjen më të shpejtë në Evrope pas Covidit ,me rezultate të jashtëzakonshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Gjatë 5 viteve të ardhshme, Ryanair do të vazhdojë këtë investim, duke zgjeruar bazen deri në 6 avionë B737 (investim 600 milionë USD) në Tiranë, me synimin per te arritur 6 milionë pasagjerë në vit dhe 60 destinacione bazuar në politikat stimuluese të Qeverisë Shqiptare dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës të cilat nxisin rritjen e trafikut ajror dhe turizmit në vend.

Për çeljen e bazës me 4 avione në Tiranë dhe 21 linjat e reja për verën 2026, Ryanair ka lançuar një ofertë 3-ditore biletash me çmime që nisin nga vetëm 21.99€, të disponueshme për rezervim tani përmes aplikacionit Ryanair.

 

21 linja të reja S26

Alghero
Genoa
Parma
Baden-Baden
Katowice
Pescara
Birmingham
Liverpool
Poznan
Bratislava
Malta
Trieste
Dublin
Memmingen
Turin
Eindhoven
Milano M
Verona
Gdansk
Napoli
Wroclaw

Drejtori Ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, tha:

“Si kompania e vetme ajrore me tarifa të ulëta në Shqipëri, Ryanair feston hapjen e bazës së saj me 4 avionë në Tiranë, duke sjellë një rritje rekord të trafikut prej mbi 50% në 4 milionë pasagjerë në vitin 2026. E mundësuar nga politika pro-rritje e aviacionit në Shqipëri dhe kostot e ulëta të Aeroportit të Tiranës, kjo rritje rekord në 2026 do të ofrojë 44 linja dhe 4 milionë pasagjerë.

Shqipëria është tregu i aviacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe Ryanair do të vazhdojë të investojë në Shqipëri, duke rritur trafikun në mbi 6 milionë pasagjerë dhe duke bazuar deri në 6 avionë (investim 600 milionë USD) deri në vitin 2030, me kusht që Qeveria Shqiptare të vazhdojë politikën aktuale pro-rritje dhe me taksa zero për aviacionin dhe Aeroporti i Tiranës të ruajë stimujt e tij për rritje.”

Drejtori i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, tha:

“Që nga fillimi i operimeve në tetor 2023, Ryanair na ka sfiduar vazhdimisht të rrisim standardet dhe të ofrojmë ekselencë të vërtetë operacionale. Së bashku me stafin e TIA-s të cilët i janë përgjigjur kësaj sfide, zgjeruam kapacitetet në terminal dhe pistë në kohë rekord. Falë investimit prej 120 milionë eurosh te Grupit Kastrati janë përmirësuar ndjeshëm  infrastrukturat kryesore të aeroportit në zonën ajrore dhe tokësore. Gjithashtu kemi përshtatur praktikat tona më të mira operacionale sipas nevojave të një linje ajrore moderne, duke u fokusuar në shkurtimin e kohës së përpunimit të avionëve dhe cilësise së shërbimit.

Hapja e kësaj baze nuk është vetëm një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin tonë, por edhe një reflektim i progresit që ka bërë TIA.

Jemi krenarë të mbështesim rritjen e Ryanair në Shqipëri, duke kontribuar së bashku në shtimin e sa me shume destinacioneve direkte, te cilat krijojne mundësi të reja për turizmin dhe hapjen e vendeve të punës. Presim me padurim të zhvillojmë më tej këtë partneritet dhe të vazhdojmë të rritemi së bashku në vitet në vijim.”

Për më shumë informacion:
Zyra e Shtypit e Ryanair
T: +353-1-9451799
E: [email protected]

gijotina.com/

Të Lidhura

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

nga 27
20:46 | 01/04/2026
0

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

nga 27
20:36 | 01/04/2026
0

Ish-kryetari i grupit të Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit, Dritan Burgija, në një lidhje me studion...

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

nga 27
19:46 | 01/04/2026
0

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

nga 27
18:22 | 01/04/2026
0

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Para
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

20:46 | 01/04/2026
Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

20:36 | 01/04/2026
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

19:46 | 01/04/2026
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

19:36 | 01/04/2026
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

18:22 | 01/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –
  • Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –
  • Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –
  • RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –
  • “Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –
  • Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –
  • Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com