Rusët po blejnë media në Shqipëri, sado që të bëhen përgënjeshtrime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusët po blejnë media në Shqipëri, sado që të bëhen përgënjeshtrime

19:53 | 18/06/2017
në Shqiperi
0
PERSONALITETET UROJNE PASHKET - Ambasadori i Rusise ne Tirane, Aleksander Karpushin, gjate nje vizite ne Katedralen e "Ringjallja e Krishtit", ku ka uruar kryepeshkopin Anastas Janullatos, me rastin e Pashkeve Ortodokse.	/r/n/r/nORTHODOX EASTER - Russian Ambassador in Tirana, Alexander Karpushin, during a visit to Resurrection of Christ Cathedral, where he wished bishop Anastas Janullatos the Orthodox Easter.

Ashtu si dhe pritej pati media që reaguan ashpër ndaj publikimit të një lajmi të firmosur nga zotëri Mark Gjonaj për influencën ruse në Shqipëri që po tenton të blejë një televizion të madh dhe tre portale shqiptare.

Po kështu, bëhet fjalë që nëpërmjet shoqatave kulturore dhe humanitare të ketë një veprimtari më kapilare në shoqërinë e varfër shqiptare. Metodologjia e përdorur të kujton shoqatat e dikurshme humanitare që vinin nga lindja e largët, të cilat më pas u kthyen në vatër të ekstremizmit dhe bërthama paramilitare.

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, gjatë një vizite në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, ku ka uruar kryepeshkopin Anastas Janullatos, me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Mark Gjonaj është tërhequr për arsye që vetëm ai i di në lidhje me shkrimin e botuar në 27.al, megjithëse shkrimi ndenji gjatë pa u botuar derisa u bënë verifikimet e duhura, të cilat nxorën që faktet e rreshtuara në këtë raportim nuk ishin kallpe. Përgënjeshtrimi i djeshëm plot zell që krye nga disa media u morën vetëm me zotin Mark Gjonaj, jo me faktet që janë publikuar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pra, a është duke u shitur një televizion i madh informativ në Shqipëri?

A po shpërndahen materiale të prodhuara nga Qendra e Emergjencave Civile në Nish të Serbisë dhe nga një qendër në Sofie të Bullgarisë?

Blerja e televizionit të mirënjohur nga rusët a e deformon keqas tregun shqiptar mediatik dhe a i hap udhë luftës së ashtuquajtur “Soft–War”?

A është e vërtetë se fushata mediatike që Moska ka nisur në Shqipëri është e përqendruar te opinioni publik dhe perceptimi i tyre që Shtetet e Bashkuara kanë një farë tërheqje nga angazhimi i tyre në rajon dhe BE ndodhet në krizë identiteti?

Përse zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hot Brian Yee është shprehur se rajoni i Ballkanit po përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990? Përse ai bëri thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan, me qëllim që të zbrapset ndikimi rus dhe të vendoset stabiliteti? Këto përgënjeshtrime i kanë parasysh edhe këto deklarata?

Këtyre pyetjeve nuk i dha kush përgjigje, madje përgjigjet u shmangën, duke u marrë me zotin Mark Gjonaj, nëse është autor i shkrimit apo jo.

Natyrisht, përgënjeshtrimi i zotërisë në fjalë erdhi edhe në 27.al, ashtu si erdhi shkrimi. Ne nuk e hoqëm atë nga faqja, sepse lajmet e përcjella janë të vërteta, kurse autorësia ka pak gjasë të na hyjë në punë, sepse mund të ishte edhe me pseudonim.

Fakti është që makina e ambasadorit rus parkohet shpesh e më shpesh në oborrin e medias informative që është vënë në shitje, megjithëse deri tani tani ai ka dhënë vetëm një intervistë dhe nuk ka pse të shkojë kaq shpesh në këtë vend.

Së shpejti, do të dalë në dritë emri i manjatit rus që qëndron pas këtij operacioni të komplikuar dhe natyrisht edhe kompania që ai drejton.

Rusia ka blerë një televizion dhe tre portale në Tiranë

Etiketa: Hot Brian Yeekrizë identitetiMark Gjonajmetodologjiaopinioni publikQendra e Emergjencave Civile në NishSoft-War

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tituj nderi për artistë në vendin tonë?

Tituj nderi për artistë në vendin tonë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com