Rusët mund të votojnë në Tiranë, Shkup, e Prishtinë… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusët mund të votojnë në Tiranë, Shkup, e Prishtinë… –

17:19 | 23/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet një qendër votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat janë caktuar për 17 mars.

Siç thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, qytetarët rusë me të drejtë vote do të mund të votojnë ditën e zgjedhjeve. Në përgjigje, Ambasada ruse tha se do të njoftojë më vonë se në çfarë orari do të hapet qendra e votimit brenda ndërtesës.

REL-i po ashtu mori konfirmim nga Ambasada ruse në Shkup se qytetarët rusë në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në këtë ambasadë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Megjithatë, REL-i nuk arriti të merrte informacione mbi mundësinë e votimit të qytetarëve rusë në Mal të Zi. Sipas të dhënave që REL-i ka siguruar nga Policia në Mal të Zi, që janë të korrikut të vitit 2023, në këtë shtet afër 25.000 rusë kanë leje qëndrimi.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, tri janë në listën ruse “të vendeve armike”, në të cilën aktualisht gjenden 49 shtete. Mes tyre janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Lista e “shteteve armike” është krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në prill të vitit 2021, rreth dy muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, të cilit Perëndimi iu përgjigj me sanksione kundër Moskës.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, në këtë shtet ajo ka një Zyre Ndërlidhëse.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim nga Moska se votimi për zgjedhjet presidenciale ruse do të mundësohet në ambasadat e ndonjërës prej “shteteve armike”, ku përfshihen edhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Rreth votimit në Kosovë, Serbi dhe Bosnje
Në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë, nga Zyra ruse në Kosovë thanë se qytetarët rusë që punojnë në Kosovë do të mund të votojnë online. Nga kjo Zyre thanë po ashtu se bëhet fjalë për një numër “shumë të vogël” votuesish, por nuk u specifikuan detajet e tjera për mundësinë që ata të votojnë përmes internetit.

REL-i ka mësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës se përfaqësuesit kompetentë të Rusisë i janë drejtuar këtij shteti me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht të mundësisë së votimit në Ambasadën ruse në Bosnje.

Megjithatë, në kërkesën ruse, sipas po të njëjtit burim, Këshilli i Ministrave, i cili merr vendimin përfundimtar, ende nuk ka miratuar kërkesën ruse për shkak të disa “mangësive ligjore” në kërkesë. Por, burimi i REL-it nuk tregoi se për çfarë mangësish bëhet fjalë.

Ambasada ruse në Sarajevë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it lidhur me mundësinë që qytetarët rusë të votojnë në Bosnje e Hercegovinë.

Ndërkaq, sa i përket Serbisë aktualisht nuk ka informacione nëse qytetarët rusë do të mund të votojnë nga ky shtet. Kërkesës së REL-it për koment lidhur me këtë çështje nuk iu përgjigj Ambasada ruse në Beograd, por as institucionet kompetente të Serbisë.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, një numër i madh i qytetarëve rusë kanë shkuar në Serbi. Të dhënat e fundit për rusët që kanë qëndruar në Serbi janë publikuar tetë muaj më parë. Më pas, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i tha REL-it se pothuajse 30.000 rusë janë duke banuar në Serbi, të cilët kanë qëndrim të përkohshëm.

Cila është procedura e zgjedhjeve në Rusi?
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, lista përfundimtare e zgjedhësve do të plotësohet 45 para votimit, që i bie më 29 dhe 30 dhjetor. Mundësia e korrigjimit të listës në raste të veçanta është e mundshme, por këto përmirësime mund të bëhen o më vonë se pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas procedurës së mëtejshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbaron procedurën e marrjes së nënshkrimeve në mbështetje të kandidaturave për president. Lista e kandidatëve pritet të shpallet në ditët e para të shkurtit.

Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale ruse u shpall më 7 dhjetor të vitit 2023. Një ditë më vonë u njoftua se presidenti aktual rus, Vladimir Putin, do të garojë si kandidat i pavarur.

Deri më tani, Putin ka fituar katër herë postin e presidentit: më 2000, 2004, 2021 dhe 2018. Kësaj radhe, zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë që përshkruhet me presion gjithnjë e më të theksuar ndaj disidentëve politikë dhe kundërshtarëve të luftës kundër Ukrainës, por edhe mes izolimit perëndimor të Rusisë./REL

Read more

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 11/03/2026
0

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

nga 27
23:02 | 11/03/2026
0

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se...

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

nga 27
22:18 | 11/03/2026
0

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

nga 27
22:00 | 11/03/2026
0

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me...

Para
Të fshehtat e numrit të “engjëllit”, çfarë nënkupton 4321 –

Të fshehtat e numrit të "engjëllit", çfarë nënkupton 4321 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

23:26 | 11/03/2026
Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

23:02 | 11/03/2026
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

22:18 | 11/03/2026
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

22:00 | 11/03/2026
Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

21:52 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –
  • Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –
  • Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –
  • Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –
  • Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com