‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra… –

11:54 | 25/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka.

Më 20 shkurt, ILD ka njoftuar Adriana Kalanë se, pas shqyrtimit fillestar të ankesës, ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.

Mbi këtë vendim ka reaguar edhe Kalaja:

– Pastë këmbën e mbarë.
Dhe kështu do ndodhë patjetër.
Pse?
Sepse, e drejta dhe e vërteta gjithmonë e dhejnë rrugën e fitores.
Ndaj dhe, sërish koha më dha të drejtë.
Prej kohësh, ka një tentativë të madhe, me ndërhyrje, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, presione apo shantazhe, për të amnistuar fytyrën më të përlyer të Sistemit të Drejtësisë.
Sigurisht, nga pushteti që i shërbeu dhe vijon t’i shërbejë.
Aq më shumë kur kjo mbrojtje antiligjore dhe antikushtetuese bëhet nga institucionet e reja të dala nga “Reforma në Drejtësi”, që mirëpaguhen nga taksat tona.
Gjithsesi, gjithmonë vjen dita…….
Shkresa e mëposhtme, e vendimit të marë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj Irenës me 3 mbiemra, megjithëse ka patur të gjithë mafien e pushtetit në krah, tregon se:
1. Sa e rëndë është situata juridike e kësaj gjyqtareje me 3 mbiemra, e cila nuk duhet të kishte marë, që në fillim statusin e magjistratit.
2. Dosja në ngarkim të gjyqtares delinkuente, është aq e rëndë, sa edhe të “vetët”, nuk po gjejnë dot më justifikime për t’a mbrojtur.
3. Sa të drejtë kam patur në të gjithë akuzat dhe hapat ligjorë që kam ndjekur lidhur me këtë rast.
Mbi të gjitha, rasti i Irenës me 3 mbiemra, tregoi dhe vërtetoi atë çfarë kam/kemi deklaruar prej vitesh se:
1. Qëllimi i “Reformës në Drejtësi”, nuk ishte reformimi i sistemit, por kapja e tij për të sulmuar opozitën dhe krerët e saj.
2. Se kjo reforme, përceç se rezultoi një dështim total, me kosto tepër të lartë, ka minuar aksesin dhe besimin e publikut te drejtësia.
Me këtë rast, dua T’Ju informoj se, vendimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur që të administrojë në funksion të këtij hetimi:
1. Dosjen e plotë nga Prokuroria e Përgjithshme që ka lidhje me vendimin e datës 19.01.2026, “Për miratimin e rezultateve të .
2. Informacione nga KLGJ, lidhur formularët e “vetëdeklarimit” dhe “deklaratat e kontrollit të figurës, të plotësuara dhe të dorëzuara nga gjyqtare me 3 mbiemra.
3. Informacione nga AKSIK, lidhur me pyetësorët e sigurisë, të dorëzuar në mënyrë periodike nga Irena me 3 mbiemra.
4. Informacion nga SPAK lidhur me procedimin ndaj kësaj gjyqtareje.
5. Informacion nga KLGJ, përsa i përket dosjes personale e Irenës me 3 mbiemra, ankesat ndaj saj gjyqtareje dhe sesi janë ndjekur e adresuar ato nga KLGJ.
Ndërkohë, ILD ka pushuar ankimimin e anëtarit të KLGJ lidhur me këtë gjyqtare, si të pabazuar në dispozita ligjore, fakt i denoncuar më herët nga unë.
Në këto kushte, duke qenë se jemi përpara shkeljes në mënyrë të përsëritur të dispozitave ligjore si në kuptim të mosdeklarimit të dy dëbimeve, ashtu dhe dy vendimeve penale, madje kjo në mënyrë vijuese (krim vazhdues), fakte të pranuara nga vetë ILD, argumentoj se kjo shtetase nuk përmbush kriteret për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, aq më pak e një gjykate aq të rëndësishme si Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.
Për të mos përmendur procedurën e ndjekur për këtë gjyqtare, unike në fakt ku Komisioneri Publik, megjithëse kishte bërë ankim në shkallën e dytë të vettingut (KPA) për shkeljet e rënda nga kjo gjyqtare, “çuditërisht” një ditë para dhënies së vendimit, u hoq dorë nga ankimi, duke ngritur dyshime të arsyeshme dhe serioze lidhur me integritetin e kësaj reforme, siç në fakt po e vërteton dita ditës.
Në pritje të vendimarrjes së ILD, një gjë Ju siguroj se:
Do i shkoj deri në fund kësaj beteje, pasi qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë të drejtohen dhe gjykohen nga banditë, mafiozë e kriminelë, megjithëse janë sulur “vrasësit me pagesë” të Shtetit Ligjor të së Drejtës, porositur nga kriminelja Irena me 3 mbiemra, për të minimizuar këtë krim të rëndë që i është bërë Sistemit të Drejtësisë dhe vetë qytetarëve shqiptarë.
Unë kam dhënë prova për këtë.
Shihemi së shpejti…..
Kush e ka rradhën?
PS: E kam paralajmëruar që të mos harxhojë energji e para për të shantazhuar e kërcënuar mua, por të gjejë një avokat të mirë se është i vetmi që do t’i duhet në vijim.

Image

 

Të Lidhura

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

nga 27
07:56 | 02/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

nga 27
07:52 | 02/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

nga 27
07:42 | 02/04/2026
0

Misioni Artemis II, i emëruar për nder të perëndeshës binjake të Apollo-s, përfaqëson bastin e Shteteve të Bashkuara për një...

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –

nga 27
22:44 | 01/04/2026
0

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Para
Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë! –

Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

07:56 | 02/04/2026
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

07:52 | 02/04/2026
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –

07:42 | 02/04/2026
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –

22:44 | 01/04/2026
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali –

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali –

22:34 | 01/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës –
  • Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes –
  • Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali –
  • “Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –
  • Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com