Katalonja ka shpallur pavarësinë nga Spanja, parlamenti ka miratuar rezolutën e dorëzuar gjatë ditës nga partitë pro pavarësisë. Momenti i shpalljes së rezultatit të votimit është pritur me thirrjen: Rroftë Republika.
Me mijëra persona në shesh para parlamentit katalanas pritën me entuziazëm vendimin duke valvitur flamuj të pavarësisë.
Reagimi i parë pas shpalljes së pavarësisë ka qenë ai i kryeministrit spanjoll Mariano Rajoi, i cili në profilin e tij në Tuiter bëri apel për qetësi duke premtuar se shteti i së drejtës do të rivendoset shumë shpejt në Katalonjë.