Rritja e fluturimeve tregtare në verë, Shqipëria e para në Europë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e fluturimeve tregtare në verë, Shqipëria e para në Europë –

08:04 | 13/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët ka rritur ndjeshëm fluturimet tregtare në muajt e verës.

Sipas Eurostat, që ka publikuar të dhënat për fluturimet tregtare sipas vendeve raportuese, të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të fluturimeve tregtare në periudhën e verës qershor-shtator.

Sipas Eurostat u regjistruan gjithsej 19.3 mijë fluturime për katër muajt e sezonit (qershor-shtator), me një rritje prej 27.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vend të dytë është Serbia, me rritje prej 27.76%, ndërsa e treta është Çekia me zgjerim 19.4%.

Rritja e fluturimeve është mbi dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europoan, prej rreth 13% për periudhën e verës. Në Shqipëri në korrik dhe gusht për herë të parë u regjistruan më shumë se 5 mijë fluturime/muaj.

Për gjithë 8 mujorin, fluturimet në Shqipëri janë rritur me 22%, pas Serbisë (27.4%), Maltës (25), Qipros (24), Maqedonisë së Veriut (23.4%), Islandës (23.2%). Në muajt e verës, ritmet e rritjes së fluturimeve u përshpejtuan, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vend të parë gjatë periudhës së sezonit.

Europa nuk e arrin ende nivelin e 2019-s

Sipas Eurostat, në shtator 2023, kishte 605 806 fluturime komerciale në BE, duke shënuar një rritje prej 7,9% krahasuar me numrin e fluturimeve në shtator 2022. Megjithatë, shifra mbeti 8,9% më e ulët se numri i fluturimeve për të njëjtin muaj në 2019.

I njëjti trend ishte i dukshëm gjatë gjithë qershorit – gushtit. Të gjithë muajt panë një rritje të ndjeshme krahasuar me 2022 – qershor (6.9%), korrik (7.4%) dhe gusht (6.6%), por shifrat ishin ende nën ato të 2019: qershor (-10.4%), korrik (-9.0%) ) ) dhe gusht (-8.5%).

Duke parë të dhënat kombëtare për shtator 2023, vetëm 6 vende kanë tejkaluar numrin e fluturimeve të tyre nga 2019. Greqia (+10.9%), Portugalia (+9.0%), Qipro (+5.9%), Kroacia (+2.6%), Irlanda ( +1.4%) dhe Malta (+0.7%) kanë tejkaluar shifrat e vitit 2019 dhe kanë parë një rritje të numrit të fluturimeve.

Në të kundërt, Letonia (-30,4%), Finlanda (-30,2%), Estonia (-25,4%), Suedia (-24,1%) dhe Sllovenia (-22,9%) janë larg shifrave të vitit 2019./Monitor

Read more

Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

Të Lidhura

nga 27
17:46 | 16/01/2026
0

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi...

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

nga 27
17:30 | 16/01/2026
0

Prej korrikut të vitit 2025, kur SPAK dha pretencën dhe kërkoi dënimin me 32 vite burg, vendimi për dënimin ose...

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

nga 27
17:16 | 16/01/2026
0

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për...

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

nga 27
17:00 | 16/01/2026
0

Procedohen penalisht dy punonjëse të postës në Vishocicë të Devollit, pasi vodhën në bashkëpunim 22 mln lekë të rinj. Është...

Para
Angela Martini urim për ditëlindjen e bashkëshortit: Luftuam hijet… –

Angela Martini urim për ditëlindjen e bashkëshortit: Luftuam hijet... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –

Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –

17:46 | 16/01/2026
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

17:30 | 16/01/2026
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

17:16 | 16/01/2026
Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

17:00 | 16/01/2026
Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s –

16:46 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –
  • Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –
  • Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –
  • Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –
  • Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s –
  • Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –
  • Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com