Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

16:46 | 25/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –

Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick… –

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO) –

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë. Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%. E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Po ashtu, rritje pëson edhe referenca e zhdoganimit për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë. Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë.

Rritja e çmimeve të referencës pritet të sjellë dhe një efekt në rritjen e çmimeve finale për automjetet e përdorura që importohen dhe shiten në tregun vendas. Nga ana tjetër kjo politikë favorizon edhe blerjen e automjeteve me zero kilometrazh nga koncesionarët në vend.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Nëntor 2025, 89.654 mjete janë regjistruar për herë të parë, nga të cilat 73.066 autovetura.  Mbi 55.2% kanë moshë 8- 15 vite,  25% mbi 15 vite, 5.1 % 5-7 vite, dhe 14.7 % 0-4 vite. Korea e Jugut është në krye të listës sa i takon importit, ndjekur nga Gjermania, Italia, Kina dhe Zvicra./Scan TV

Të Lidhura

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –

nga 27
23:12 | 25/01/2026
0

Në javën e 22-të të Serie A, Roma ka marrë barazimin e parë të sezonit, duke u ndalur në 1-1...

Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

nga 27
22:30 | 25/01/2026
0

Protesta e Partisë Demokratikë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. La Republica shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në kryeqytet dhe...

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick… –

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick… –

nga 27
21:56 | 25/01/2026
0

Java e 21-të e La Ligës e pa Barcelonën të rifitonte menjëherë vendin e parë, teksa iu përgjigj fitores së Real Madridit. Blaugrana pati...

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO) –

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO) –

nga 27
21:02 | 25/01/2026
0

Zona e Lagunës në Orikum është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen nga erërat e forta. Nderkohe, gjate perpjekjeve per...

Para
Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –

23:12 | 25/01/2026
Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

22:30 | 25/01/2026
Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick… –

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick… –

21:56 | 25/01/2026
Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO) –

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO) –

21:02 | 25/01/2026
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t –

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t –

20:14 | 25/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –
  • Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –
  • Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick… –
  • Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO) –
  • Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t –
  • Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye –
  • Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com