Rritet serish çmimi i naftës, arrin në 245 lekë për litër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet serish çmimi i naftës, arrin në 245 lekë për litër

21:33 | 25/03/2022
në Shqiperi
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që do hynë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar. Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh.

Sipas burimeve nga tregu, çmimi i ri i naftës me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi i pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Sipas metodologjisë së deritanishme, Bordi cakton çdo javë çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

  1. a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre.
  2. b) Çmimit të përcaktuar i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton.
  3. c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

ç) Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Tashmë ka ndryshuar pika ç, dhe operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se deri tani kompanive u ishte imponuar një formulë që ishte me humbje. Pasi u rakordua me kompanitë për shpenzimet sipas kontabilitetit për shpenzimet operative,  bordi pranoj qe formula e aplikuar ishte gabim. Sipas Shoqatës gjatë kësaj kohë mbi 100 pika karburanti u mbyllën për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet.

Luhatjet e çmimeve në vend kanë qenë të shumta pasi nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi. Por, më pas nafta u rrit sërish në bursa dhe aktualisht luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.

Etiketa: Bordi i Transparencësnaftarrit cmimi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Tomor Alizoti në krye të departamentit të të përndjekurve politik

Zhvillimet në PD, Alizoti: Berisha tregoi me 6 mars se kishte shumicën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com