Rriten veprat penale në 3 mujorin e parë 2018, vrasjet me dashje 50% me shumë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten veprat penale në 3 mujorin e parë 2018, vrasjet me dashje 50% me shumë

16:51 | 26/04/2018
në Shqiperi
0

Instituti i Statistikave raportoi sot se, në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Numri i gruveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, arrtoi në 12 persona me një rritje 50 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Për grupveprën penale Vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, raporton INSTAT.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar një rritje me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar gjithsej 7.427 autorë të veprave penale, duke shënuar një rritje me 5,9 % krahasuar me tremujorin e parë të 2017. Numri i autorëve për grupveprën vrasje me dashje, në këtë tremujor është 19, rreth 13 autorë më shumë të evidentuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë numërohen 38 autorë të evidentuar për grupveprën vrasje mbetur në tentativë, si në tremujorin e parë 2018 dhe 2017. Numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e parë 2018, është 29, duke shënuar një rënie me 42 autorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017. Në këtë periudhë janë evidentuar 13 autorë për grupveprën krime seksuale, duke shënuar një rënie me 17 autorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për krime në fushën e drogës, në tremujorin e parë 2018, është 514, duke shënuar një rënie me 13,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën vjedhje të automjeteve, në këtë tremujor janë evidentuar 13 autorë, tre autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 151 autorë për veprën vjedhje lokale tregtie, rreth 37 autorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018 është 155, duke shënuar një rënie me 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, në këtë tremujor janë evidentuar 20 autorë, rreth 13 autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i autorëve për grupveprën vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018 është 73, duke shënuar një rënie me 13 autorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në këtë tremujor janë evidentuar 453 autorë, rreth 62 autorë më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

/monitor/

Etiketa: instituti i statistikaveveprat penalevrasjet me dashje

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bashkitë si një motor pozitiv për integrimin e Shqipërisë në BE, publikohet raporti i performancës

Bashkitë si një motor pozitiv për integrimin e Shqipërisë në BE, publikohet raporti i performancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com