Protestuesit në Leposaviç kanë tentuar paraditen e sotme të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.
Protestuesit pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet edhe ministri për Komunitetet, Elbert Krasniqi dhe se do të vinte për të hyrë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiç, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë.
Mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët e tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.
Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.