“Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament –

12:12 | 11/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e nismës.

“Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Për BE-në, këto shqetësime duhet të adresohen përpara se nisma të konsiderohet e qëndrueshëm në kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se çdo amnisti apo program vullnetar për përmbushjen tatimore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke mos cenuar luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria të sigurojë që ‘amnistitë e mundshme dhe programet vullnetare për përmbushjen tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit, të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në përputhje me acquis-në përkatëse të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, si ato të përcaktuara nga Moneyval dhe FATF”, përfundon reagimin zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Nisma pa dakordësinë e BE-së

Qendrimi i Brukselit pak orë para se Parlamenti të votojë “Paqen Fiskale” sfidon edhe qëndrimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili më herët ka lënë të kuptohet se nisma është dakordësuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian.

“Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar”, deklaroi Malaj gjatë emisionit E Zone në Vizion Plus. 

Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar të Delegacionit, sipas të cilit shqetësimet e BE-së mbeten të pazgjidhura. Nisma sipas tyre nuk ka përputhshmëri të plotë me standardet europiane për administrimin fiskal dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk është konsultuar me Brukselin për “Paqen Fiskale”. Në qershor të këtij viti, në një reagim për Faktoje.al Komisioni Europian paralajmëronte qeverinë se nisma mund të ndikonte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha asokohe një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al.

Madje, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

“Lavatriçe për pastrimin e parave”

Plani për “Paqen Fiskale” është kundërshtuar ashpër edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nismës pranë Komisionit dhe Parlamentit Europian.

“Kjo amnisti hap dyer për pastrim parash, dobëson sigurinë ekonomike dhe minon besimin që investitorët ndërkombëtarë duhet të kenë tek Shqipëria. Qëndrimi im është i qartë – asnjë lëshim për informalitetin”, argumenton Tabaku.

Sipas saj, “Paqja Fiskale” është lavatriçe shtetërore për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, duke shpërblyer mashtruesit dhe evazorët, ndërsa rëndon barrën mbi bizneset e ndershme dhe qytetarët që paguajnë çdo ditë taksat.

Kundërshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset amerikane kanë kritikuar qeverinë për mungesën e konsultimeve publike si dhe mungesën e transparencës për dy projektligjet që pritet t’u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa.

Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë cilësuar nismën si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm.

Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite.

Ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve.

Çfarë parashikon “Paqja Fiskale”?

Qeveria thotë se “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.

Përfundim

Plani për “Paqen Fiskale” u prezantua në mënyrë të beftë në kulmin e fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi votat shqiptarëve me premtimin e “pasaportës europiane”. Por nisma bie ndesh me kërkesat e Brukselit. Pak orë para votimit në Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqetësime të forta për nismën, të cilat rrëzojnë edhe deklaratat e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se “Paqeja Fiskale” kishte dakordësinë e BE-së.

Komisioni Evropian paralajmëron se nisma rrezikon të dekurajojë përmbushjen tatimore dhe mund të krijojë hapësira për pastrim parash, duke shmangur standardet ndërkombëtare të Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-së i konfirmoi Faktoje.al se shqetësimet mbeten ende të hapura dhe se nisma duhet përputhur me acquis të BE-së para se të konsiderohet e pranueshme në kuadër të integrimit.

Ndaj nisur nga këto informacione, deklaratën e ministrit të financave Petrit Malaj e kategorizojmë të pavërtetë./Faktoje.al

Të Lidhura

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

nga 27
23:01 | 17/01/2026
0

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

nga 27
22:25 | 17/01/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë reaguar pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili...

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

nga 27
21:31 | 17/01/2026
0

Edi Rama njoftoi sot i ekzaltuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar...

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

nga 27
21:07 | 17/01/2026
0

Bayern München e nisi ndeshjen në Leipzig në mënyrë të vështirë, duke u gjendur nën presion që në minutat e...

Para
EURO U-17 për vajza zhvillohet në Shqipëri, Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtaret –

EURO U-17 për vajza zhvillohet në Shqipëri, Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtaret -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

23:01 | 17/01/2026
Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

22:25 | 17/01/2026
Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

21:31 | 17/01/2026
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

21:07 | 17/01/2026
Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

20:47 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –
  • Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –
  • Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –
  • Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –
  • Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com