Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se edhe pse reshjet në vendin tonë kanë pushuar rreziku i përmbytjeve vijon ende.
Nesër do të fillojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.
Nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Reshjet priten më të dendura gjatë mesditës së nesërme.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 17, në vendet e ulëta: 9 / 15 dhe në vendet malore: 3 / 12.