Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë ditën e sotme zonën e Lezhës kanë bërë që deti i Shëngjinit të kishte dallgë të larta.
Dy pushues kanë rrezikuar mbytjen pasi janë futur për t’u larë në det ndërkohë që fatmirësisht janë shpëtuar në kohë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë seri më tani nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore ndërkohë ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.