Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë përgjigjen e analizave që iu bënë ujit në Kukës pas helmimit të 180 qytetarëve, që dyshohej se kishin konsumuar ujë të ndotur.
Nga analizat rezulton se uji nuk ka përmbajtje bakteriologjike. Të dhënat e analizave të Institutit të Shëndetit Publik, tregojnë se uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shtiqen, ku qytetarët pasi shfaqën shenja të helmimit u paraqitën në urgjencën e spitalit për të marrë shërbim mjekësor, ndërsa pas përgjigjes së analizave të ISHP, nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar simptoma.