Reshjet e shiut edhe pse jo me intensitet shumë të lartë kanë shkaktuar rrëshqitjet e para të tokës në Qarkun e Gjirokastrës.
Raportohet se rrëshqitja e një masivi dheu në aksin Tepelenë-Përmet ka sjellë si pasojë bllokimin e njërit kah të rrugës në vendin e quajtur Sajmolë, duke vështirësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve në këtë zonë.
Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet evident për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.