Rrënojat e Rilindasve dhe kullat e “pashallarëve” të rinj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrënojat e Rilindasve dhe kullat e “pashallarëve” të rinj

19:11 | 23/10/2017
në Shqiperi
0

Ngjashmëria e rrënojave nga sarajet e Faik Konicës në tokën e ndaluar për shqiptarët në Çamëri me rrënojat e shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë. Shndritja e shtëpisë muze të diktatorit Enver Hoxha dhe madhështia e kullës së Berishës në Vuçidol. Kulla e Ramës dhe themelet e sarajeve të “heronjve” të rinj të Shqipërisë

Nga: Luljeta Progni

kulla e berishes
Kulla e restauruar e Berishës

146 vite më parë, në fshatin Fishtë lindi Atë Gjergj Fishta, poeti, prozatori, esteti i cilësuar si Homer i kohëve moderne. Është një ndër personalitet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Jo vetëm këtë përvjetor por edhe të tjerë, institucionet shqiptare kanë harruar  ta përkujtojnë Fishtën. Për më tepër shtëpia ku lindi Fishta është lënë në harresë dhe është kthyer tashmë në rrënojë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por si shtëpia e Fishtës ka edhe të tjera të personaliteteve të rëndësishme të historisë tonë.  27.al ka shkruar pak muaj më parë një artikull lidhur me këtë braktisje të historisë, të cilin e risjellim sot për lexuesin.

Pak muaj më parë disa deputetë të Partisë Demokratike, postuan nëpër rrjetet sociale, fotografi pranë kullës së liderit të tyre shpirtëror Sali Berisha. Njëri prej deputetëve e ka quajtur “Meka e shqiptarëve” kullën e Berishës. Nuk ka asgjë për të kritikuar në këtë pjesë, sepse ka kuriozitet për të parë se ku ka lindur e është rritur lideri i tyre dhe kjo është e natyrshme.

Por, nëse i pyesim këta ligjvënës dhe shumicën e kolegëve të tyre se a kanë vizituar më parë ndonjë kullë të ndonjë figure të ndritur të historisë së Shqipërisë, me siguri përgjigja do të jetë dëshpëruese. Aq më pak pastaj nëse iu ka shkuar ndonjë herë në mendje, atyre dhe të tjerëve drejtues të shtetit shqiptarë, të interesohen se çfarë ndodh me ato shtëpi dhe sa prej tyre janë kthyer tashmë në rrënoja.

Interesant është fakti se shtëpitë e këtyre “heronjve” të kohëve të fundit janë të restauruara dhe shteti ka kushtuar kujdes për to. Në rastin e kullës së Berishës nuk ka investuar shteti, pasi ajo është restauruar me të ardhurat e familjes, por shtëpia e Enver Hoxhës fjala vjen është restauruar me investime nga qeveria. Nuk ka asgjë të keqe edhe pse është njeriu që i ka bërë me keq se kushdo Shqipërisë, e le të jetë aty shtëpia e tij muze. Turistët janë të interesuar se ku ka lindur “djalli i kuq” që izoloi Shqipërinë për 45 vjet. Por çështja është pse mungon e njëjta vëmendje për personalitet e rëndësishme të historisë së Shqipëri duke nisur qysh te rilindasit e deri tek personalitete të tjerë të mëdha të kombit shqiptarë, viktima të komunizimit.

kulla e edi rames
Kulla thuajse e përfunduar e Edi Ramës në Surrel

Nuk është rastësi që shtëpia e At Gjergj Fishtës është rrënojë, nuk është rastësi që shtëpia e Luigj Gurakuqit është shembur fare, nuk është hiç rastësi që shtëpia e Lasgush Poradecit është kthyer në fole gjarpërinjsh e mbuluar me ferra, e ndonjë ndërtim aty rrotull për t’i zënë frymën. Nuk është hiç rastësi që kulla e Prek Calit, patriotit të madh të Kelemendit është shembur. Gjithashtu nuk është rastësi që karroca e Ismail Qemalit (nga filmi “Nëntori i Dytë”) gjendet mes ferrash e hekurishtesh. Pa shkuar më tej, në fatin e shtëpive të personaliteve të tjera shumë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë, sepse me siguri gjendja është dramatike, shumica janë zhdukur e të tjera po zhduken. Nuk i kemi, si shenja kujtese, as ndërtesat e hekurta të diktaturës komuniste, burgjet e kampet e përqëndrimit, atje ku humbën jetën mijëra shqiptarë nga terrori komunist. Janë rrënoja gati në zhdukje.

DCIM126GOPRO
Shtëpia muze e diktatorit komunist Enver Hoxha

Është interesante të krahasosh sarajet e rrënuara të Faik Konicës në Çamëri, (atje ku shqiptarët nuk munden të bëjnë gjë, sepse është tokë ende e ndaluar për ta), me rrënojat e shtëpisë së Fishtës në Lezhë.

Ajo që të bie në sy është se njësoj si shtëpia e Konicës në Çamëri, po kaq mjerueshëm vijnë edhe pamjet e shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë. Nëse shqiptarët nuk mund të shkojnë të restaurojnë shtëpinë e Faik Konicës në Çamëri, çfarë i ka ndaluar ta bëjnë këtë me shtëpinë e Fishtës në Lezhë?!

Është interesante të vësh shenjë krahasimi  gjithashtu për shtëpinë muze të De Radës që ndodhet në Itali. Padyshim që ka marrë vëmendjen që i takon. Është krejt e ndryshme me shtëpitë e firgurave të tjera kombëtare shqiptare që ndodhen në territorin shqiptar. Siç duket në fotografitë e mëposhtme, shtëpia muze e De Radës nuk krahasohet me asnjë prej shtëpive muze në Shqipëri, as me ato që janë restauruar.

Kjo është mënyra sesi ne sillemi me ndërgjegjen tonë kombëtare. Jemi gati t’i bëjmë buste e t’i thurim lavde liderëve që kemi, edhe pse ata mund të jenë duke në bërë gjëmën, dhe të lëmë në harresë vlerat tona brez pas brezi. T’i shtojmë kësaj edhe faktin e dhimbshëm, që me sa duket, ata që na drejtojnë, as e kanë idenë çfarë është historia e Shqipërisë, as çfarë janë rilindasit,  (ata të vërtetët), as e kanë idenë se çfarë përfaqësojnë këto personalitete për Shqipërinë dhe as çfarë vlere ka më pas muzeu i diktaturës komuniste. Me ç’duket ne shqiptarët kemi raport delikat me kujtesën, e kemi kthyer në traditë, nuk e duam të shkuarën ciladoqoftë ajo. Kjo sjellje na bën si një vend pa të shkuar e ndaj jemi sot me shpresën e humbur për të ardhmen.

shtepia e luigj gurakuqit
Shtëpia e Luigj Gurakuqit, atje ku sot janë vetëm gërmadhat e saj

Brezat e tanishëm e ata që do të vijnë, nuk do ta kenë kurrë mundësinë të shohin shtëpinë e Luigj Gurakuqit, sepse ajo është shembur nga themelet, ata nuk do të munden kurrë ta shohin veç të dëgjojnë për sarajet e Ismail Qemalit në Vlorë ku u ngrit flamuri i Pavarësisë, nuk do të gjejnë shtëpizën e Mitrush Kutelit, me gjasë pak kohë më vonë as atë të Lasgushit. Brezat e ardhshëm nuk do të munden të shohin ku ka jetuar At Gjergj Fishta se nuk duhet edhe shumë e kulla e tij mund të shembet. Brezat e sotëm e ata që do vijnë do të mund të shohin sarajet e reja, kullën e Edi Ramës e të Berishës, sarajet e Ilir Metës e të shumë të tjerëve që na drejtojnë sot.

Fotografitë më poshtë japin detaje të rrënimit të ndërgjegjes tonë kombëtare, përmes imazheve të shtëpive të lëna në harresë të këtyre personaliteteve që janë historia e kombit shqiptar. Fotografitë japin gjithashtu kontrastet midis kullave të liderëve të tanishëm e atyre të diktatorëve, me pamjen e shtëpive të rrënuara të ndërgjegjes tonë kombëtare.

karroca e famshme e isdmail qemalit
Karroca e famshme e Ismail Qemalit mes shkurresh e hekurishtesh
sarajet e konices
Sarajet e rrënuara të Faik Konicës në Konicë të Çamërisë
shtepia_fishtes
Shtëpia e At Gjergj Fishtës në rrënim e sipër
shtepia e derades
Shtëpia muze e De Radës në Kalabri
shtepia e lasgushit
Shtëpia e Lasgush Poradecit, mbuluar me ferra dhe ndërtesa rreth saj
shtepia e sokolove
Shtëpia e etnomuzikologut të njohur, Ramadan Sokoli
kulla e djegur e musine kokalarit
Kulla e djegur e Musine Kokalarit
spac
Burgu komunist i Spaçit duke u shkatërruar për të nxjerrë skrap
kampet-e-tepelenes_
Kampi famëkeq i internimit në Tepelenë
Etiketa: karroca e Ismail Qemalitkulla e Berisheskulla e Edi ramesShtepia e Gjergj FishtesShtepia e Poradecit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Gjysh Avduli realizon ëndrrën, falë “Italia 1” viziton pas 73 vitesh vendlindjen Çamërinë: Tani vdes rehat (film)

Gjysh Avduli realizon ëndrrën, falë "Italia 1" viziton pas 73 vitesh vendlindjen Çamërinë: Tani vdes rehat (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com