Pas zhvillimeve në vend dhe rrëmbimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti raporton sot në Kuvendin e Kosovës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se, të mërkurën, tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla bënë të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.
Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina pohon se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.