Rrëmbimi i Jani Prengës, SPAK mbyll hetimet për Altin Hajrin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbimi i Jani Prengës, SPAK mbyll hetimet për Altin Hajrin

13:51 | 16/12/2022
në Aktualitet, Kryesore, Shqiperi
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim pronarin e kompleksit “Golden” në Shijak, Altin Hajri në kuadër të hetimeve në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz.

Në njoftimin e prokurorisë së posaçme thuhet se Hajri akuzohet për 5 vepra të ndryshme penale nga rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, grupi i strukturuar kriminal apo edhe kryerja e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.

SPAK bën me dije se hetimet në lidhje me këtë çështje janë duke vazhduar. Më herët në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës, SPAK ka ngritur akuzë ndaj Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Martin Bletës, Korado Kështenjës, Artan Doçajt, Aldo Majnishtës dhe Geraldo Martinit.

Read more

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vazhdimësinë e hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal nr. 62, të vitit 2020, për të cilën është kërkuar dërgimi më parë për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim edhe për të pandehurin Altin Hajri akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4  i  Kodit Penal;

“Fshehja dhe asgjesimi i kufomes”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ndodhur në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga, ngjarje e ndodhur datën 17.01.2020 në Kamëz, Tiranë

Hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të Lidhura

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –

nga 27
22:42 | 05/03/2026
0

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –

nga 27
22:00 | 05/03/2026
0

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg,...

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

nga 27
21:42 | 05/03/2026
0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar para medias se sjellja e Taulant Ballës është e papranueshme dhe se PD...

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

nga 27
21:08 | 05/03/2026
0

Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhornacës. Gjithçka nisi teksa kreu i...

Para
Gangsterët shqiptarë “e djegin” në qelitë britanike (VIDEO)

Gangsterët shqiptarë “e djegin” në qelitë britanike (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –

22:42 | 05/03/2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –

22:00 | 05/03/2026
PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

21:42 | 05/03/2026
Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

21:08 | 05/03/2026
Nuk ka kërkesa për evakuim –

Nuk ka kërkesa për evakuim –

20:56 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –
  • PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –
  • Je mësuar me kur*at në partinë tënde –
  • Nuk ka kërkesa për evakuim –
  • Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë –
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com