Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Në momentin e shoqërimit për në Komisariat, shtetasi S.K., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë që rastet e dhunës në familje janë bërë ngjarje të shpeshta në vendin tonë.
Jo më larg se dje Gijotina.com raportoi se një 35-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi ka dhunuar gruan dhe vjehrrin e tij. Mësohet se i riu me iniciale A.H ka shkatërruar dhe makinën e vjehrrit.