RPK e kërcënon, Tajvani prodhon nëndetësen e telekomanduar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RPK e kërcënon, Tajvani prodhon nëndetësen e telekomanduar –

22:01 | 04/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Rritja e tensioneve me fqinjin e saj të madh, Republikën Popullore të Kinës (RPK), po nxit Tajvanin të kërkojë mënyra të reja të vetëmbrojtjes. Një kompani me seli në qytetin Taichung ka prodhuar një prototip të një nëndetëse që mund të kontrollohet nga distanca, që sipas disa analistëve, mund ta ndihmojë Tajvanin në rast të një sulmi nga një vend i madh si Kina.

Stërvitjet e fundit ushtarake të Kinës kanë rritur shqetësimin në Tajvan për kërcënimin që paraqet fqinji i tij i madh. Kina tha se stërvitjet ajrore dhe detare në shkallë të gjërë synonin të lëshonin një “paralajmërim serioz” për politikanët pro-pavarësisë në ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit dhe mbështetësit e tyre të huaj.

Tajvani i ka parë stërvitjet e ushtrisë kineze si shenjë e një konflikti të mundshëm.

Një kompani në qytetin qendror të Taichungut po bënë prova me një prototip të një nëndetëseje, që mund të drejtohet nga distanca dhe në rast të një konflikti ushtarak mund të përdoret për të goditur objektiva të armikut.

Nëndetësja “Seawolf 400” është prodhuar nga Thunder Tiger Group, një kompani që merret me prodhimin e dronëve.

Rreth një dekadë më parë, ajo filloi të shfrytëzonte burimet e saj për prodhimin e nëndetësve pa njerëz në bord, që mund të drejtohen nga distanca.

Tani, me prototipin “Seawolf 400” dhe tensionet në rritje në ngushticën e Tajvanit, kompania gradualisht po hynë në tregun e mbrojtjes.

“Kjo është për të përmbushur nevojat e situatës aktuale në politikën botërore dhe në ngushticën e Tajvanit. Ne e kemi ndërtuar këtë platformë për përdorim të mundshëm ushtarak, megjithëse kemi plane edhe për përdorim civil”, thotë Bryan Lin, Menaxher për Teknologjinë në kompaninë Thunder Tiger Group.

Kina ka rritur presionin e saj ushtarak mbi Tajvanin vitet e fundit, duke dërguar avionë luftarakë dhe luftanije drejt ishullit pothuajse çdo ditë.

Gene Su, Menaxher i Përgjithshëm në Thunder Tiger Group thotë se teknologjia e tyre është me kosto efektive.

“Qeveria jonë dhe vendet që kanë pikëpamje të ngjashme na mbështesin në përgatitjet për një luftë asimetrike. Një shembull i luftës asimetrike në këtë rast është krahasimi i kostos së madhe të nëndetësve prej miliarda dollarësh me këtë nëndetëse të telekomanduar, me kosto relativisht të ulët, por që mund të pengojë armikun”, shpjegon ai.

“Në dekadën e kaluar, ne ndërtuam mjete zhytëse me përmasa të vogla dhe të mesme për të zëvendësuar zhytësit që dërgoheshin në misionet e zbulimit. Por më vonë e kuptuan që kemi nevojë për platforma më të mëdha dhe vendosëm të prodhonim këtë nëndetëse katër metra të gjatë. Ajo mund të mbajë më shumë pajisje shkencore si dhe mund të mbledhë e analizojë më shumë të dhëna”, shtoi ai.

Nëse këto nëndetëse dislokohen në një numër të madh, kompania Thunder Tiger Group thotë se ato mund të shërbejnë si një masë frenimi ndaj një sulmi të mundshëm.

“Së pari duhet të kuptojmë se ku janë anijet e armikut ose mjetet e tyre amfibe. Pastaj ne mund t’i lëshojmë këto nëndetëse pa njerëz në bord për të kapur në befasi palën sulmuese. Nëse armiku vëzhgon një zonë dhe përgatitet të sulmojë ne do të mund të lëshonim nëndetëset vetëvrasëse pa njerëz në bord për t’i befasuar ata”, thotë analisti ushtarak Erich Shih./VOA

Read more

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –

Kërkonin investime deri në 200 mijë euro –

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet –

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

Të Lidhura

nga 27
09:31 | 19/01/2026
0

Përmbytjet e përsëritura në Shqipëri nuk janë thjesht pasojë e reshjeve të dendura. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor fshihet pas një...

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

Kërkonin investime deri në 200 mijë euro –

nga 27
09:11 | 19/01/2026
0

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana duke mashtruar shtetas nga...

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet –

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet –

nga 27
08:59 | 19/01/2026
0

Kuvendi do të hapë këtë të hënë sesionin e ri, pas pushimeve disa javore. Mësohet se punimet e sesionit të...

Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

nga 27
08:47 | 19/01/2026
0

Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë...

Para
Gazeta spanjolle e bën të kryer ardhjen e Mbappe këtë javë –

Gazeta spanjolle e bën të kryer ardhjen e Mbappe këtë javë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –

09:31 | 19/01/2026
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

Kërkonin investime deri në 200 mijë euro –

09:11 | 19/01/2026
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet –

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet –

08:59 | 19/01/2026
Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

08:47 | 19/01/2026
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot –

Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme –

08:41 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –
  • Kërkonin investime deri në 200 mijë euro –
  • Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet –
  • Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –
  • Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme –
  • Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –
  • Kërkonin investime deri në 200 mijë euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com