Gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri i cili po vinte nga Sao Paulo i Brazilit u gjetën një numër atletesh të mbushura me kokaine në aeroportin e Fiumiçinos, në Romë.
Një valixhe me pak veshje por më shumë atlete shtoi edhe me shumë dyshimet dhe pas një shqyrtimi të imtësishëm u zbulua se pjesët e poshtme të këpucëve ishin falso e përmbanin një lëng të çuditëshëm brenda.
Në vend të xhelit që ofron komoditet për këmbët e personave që bëjnë vrap, testet zbuluan se substanca ishte në fakt kokainë. Shtetasi brazilian u akuzua për trafikimin e 7 kg kokainë, me një vlerë prej të paktën 2 milionë eurosh.