Aktori dhe artisti i Popullit, Robert Ndrenika është shprehur edhe një herë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar .
Gjatë një takimi në Teatrin Kombëtar, Ndrenika tha se Teatri Kombëtar është “Jerusalemi” i artistëve të cilin duan ta mbysin “kryqëzatat”.
“Nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt me tha ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës, por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të behët një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet. Megjithatë unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta. Ky është Jerusalemi jonë të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi ka 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e komunitetit”– tha Ndrenika.