I riu John Collison, themeluesi i “Stripe” është cilësuar nga “Bibla e kapitalizmit” , “Forbes” në vendin e parë të të rinjve nën 30 vjeç të pasur në botë.
Pesë vite më parë ai nuk kishte asgjë, përveç një ideje. Në 2011 ai hedh në treg shërbimin e pagesave në internet.
Pak muaj më vonë ai dhe vëllai i tij vazhduan që ato pak të ardhura të siguruara në muajt e parë t’i investonin sërish në përmirësimin e idesë së tyre. Frutet do t’i merrnin shumë shpejt. “Stripe” gradualisht arriti të cilësohej nga revista Forbes si shërbimi i pagesave në internet më i suksesshëm.
Ky sukses i ka siguruar John Collison, 26 vjeç një pasuri prej 1 miliard dollarë dhe që vazhdon të shtohet.