Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike, që është organi drejtues deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, ka njoftuar se sot do të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së Mallakastrës.
Përmes një deklaratë zyrtare, bëhet me dije se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj. Procesi i votimit nis në orën 09:00 dhe përfundon në 17:00. Komisioni bën thirrje që të gjithë anëtarët të marrin pjesë për të zgjedhur kryetarin e ri, sipas parimit “një anëtar një votë”.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në datën 30 prill do të mblidhet sërish Kuvendi i partisë, ku ndërkohë pritet të zhvillohen zgjedhje për kryetarë degësh dhe grupseksionesh.