Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për kreun e ri në 9 degë, ku njëri prej tyre përfshin dhe Shkodrën. Mësohet se, në Shkodër pesë nga nëntë kandidatë janë tërhequr nga gara, për arsye ende të paditura.
Kandidatët e tërhequr janë Ted Kopliku, Ardit Qylybyli, Arian Peraj, Ergys Ivziku dhe Emiljano Çekini, ndërsa në garë kanë mbetur Arben Lushaj, Gjenarin Kapçari, Vildana Gushta dhe Elvis Deda.
Procesi i votimit ka filluar në orën 8.00 e do vijojë deri në orën 18.00. Nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme, ku më 30 prill do të mbahet Kongresi i radhës i PD.