Kombëtarja shqiptare ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për gjysmëfinalen të play-offit e cila do të luhet me Poloninë me 26 mars. Një ndeshje e një rëndësie të lartë për skuadrën tonë, pasi përmes kësaj përballje, varen shumë fatet e një kualifikimi të mundshëm në Kupën e Botës 2026.
Për këtë përballje delikate, trajneri Sylvinho ka zgjedhur të bëjë dy rikthime të rëndësishme si Ernest Muci dhe Anis Mehmeti. Forma e mirë që dyshja po kalon në skuadrat respektive ka bindur brazilianin t’i marrë drejt Varshavës.
Dy risi në këtë listë janë mbrojtësit Bujar Pllana dhe Stavro Polo që marrin ftesë për herë të parë në Kombëtare, ndërsa tekniku i kombëtares ka ftuar dhe një futbollist nga Abissnet Superiore, portierin e Egnatias Mario Dajsinani, i cili i bashkohet Thomas Strakoshës dhe Elhan Kastratit.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars.
Lista e plotë me 26 lojtarë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani
Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja
Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.









