Rilindasit sot, si kusarët dje: O votën, o rrogën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rilindasit sot, si kusarët dje: O votën, o rrogën!

19:24 | 14/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Agim Xhafka

Nuk mendoja se në plazh, shtrirë në shezlong, me sytë nga Karaburuni dhe flladitur nga një erë e freskët, do më shkonte mendja te votimet e 14 majit. Nga që kaloi një muaj e nga që më është mbushur mendja top që partia socialiste ka vite e vite që vjedh e grabit zgjedhjet. Por ja që ngjitur ishin një familje me tre breza. Babai dhe nëna me tre fëmijë të vegjël e dy të moshuar që mësova ishin gjyshërit, prindërit e gruas.

Mes gazit të tyre dëgjova:

Read more

“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –

Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA –

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon –

– Baba, rrofsh që nuk u vonove në votim atë ditë, – i foli gruaja, nëna e fëmijëve.

– Unë s’do votoja fare moj bijë, ka vite që asnjë lekë nuk na e ka rritur pensionin, – tha gjyshi.

– Edhe unë nuk do shkoja fare, por na ngrite ti me ato ulërimat e tua, – qeshi gjyshja.

– Ju ulërita se dhe mua më ulëritën shefat. Ku i ke prindërit moj, më gërthisnin. Thuaju të shkojnë te qendra e votimit, të hedhin fletën për ne se ndryshe do të të flakim nga puna-shpjegoi e bija që kuptova më pas punonte në ministri.

Fjalë pas fjale mësova pa dashje që gruas i dinin me emër dhe mbiemër, me adresë, me numër telefoni, moshë, gjini jo vetëm prindërit e saj. Por plot 26 veta që ishin të lidhur me të. Vëllain, gruan e vëllait, motrën, burrin e motrës, dajën e gruan e tij, hallën e burrin, xhaxhain e kështu, kështu një listë plot.

Që para tre muajsh gruas që punonte në ministri i dhanë ultimatum, në se donte ta ruante vendin e punës të çonte në kutitë e votimit këta 26 personat e t’ua bënte të qartë rrezikun në se nuk do votonin rilindjen. Kjo listë u shpërnda në disa mbikëqyrësa se 26 votuesit qenë me banim në zona të ndryshme. E rrodhi fjollë çdo gjë deri pasdite kur një sms i kujtoi gruas që babai e nëna e saj nuk po e lëviznin hiç bythën prej shtëpie.

Pra nuk po hidhnin votën për rilindjen. Çoji vetë ose nesër mos u duk në zyrë, i mbërriti sms-ja tjetër. Gruaja u bërtiti prindërve, më pas ua tha hallin, në fund nisi të qajë. Babai, nëna nuk duruan dot. Shkuan e votuan kundër bindjes së tyre.

Pikërisht në çastin kur dëgjova që gjyshi e gjyshja shkuan votuan e gruaja u thosh atyre, tani tamam-tamam punën e kam prej jush, në tv-në e lokalit te plazhi transmetohej 82 vjetori i themelimit të PS-së. Rama vuloste zgjedhjet me fjalët ‘Fitore e merituar’.

Mua portreti i tij më ngjau fiks me cubat e mesjetës, nga që me mjekër ishin dhe ata, që u dilnin njerëzve në rrugë me kërcënimin: ‘O jetën, o kuletën!’ Por kohët kanë ndryshuar. Tani ka evoluar kërcënimi, është bërë: ‘O votën, o rrogën!’

Gruaja tani pushon e qetë në bregdet. Shteti është tej mase i qetë. Vjedhjet vazhdojnë njësoj. Bëhen qetësisht dhe kryesoja; bëhen dhe ligjërisht…

The post Rilindasit sot, si kusarët dje: O votën, o rrogën! appeared first on 27.

Të Lidhura

“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –

“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –

nga 27
09:36 | 09/03/2026
0

Irani ka lëshuar valën e parë të raketave nën udhëheqjen e liderit të ri suprem, Mojtaba Khamenei, sipas një njoftimi...

Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –

Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –

nga 27
09:28 | 09/03/2026
0

Sot zhvillohet seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala...

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA –

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA –

nga 27
09:12 | 09/03/2026
0

Kupa FA zakonisht dhuron histori të jashtëzkonshme, pasi ekipe të kategorive të ulëta kanë shansin që të shkojnë deri në...

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon –

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon –

nga 27
08:46 | 09/03/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Para
Festoi 27-vjetorin, ish-banorja e BBV rrëfen raportet me partnerin –

Festoi 27-vjetorin, ish-banorja e BBV rrëfen raportet me partnerin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –

“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –

09:36 | 09/03/2026
Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –

Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –

09:28 | 09/03/2026
Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA –

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA –

09:12 | 09/03/2026
Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon –

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon –

08:46 | 09/03/2026
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:16 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –
  • Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –
  • Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA –
  • Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon –
  • Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?
  • VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Lëshohet vala e parë e raketave nga udhëheqësi i ri –
  • Veliaj përballet me drejtësinë, mbahet seanca e parë e gjyqit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com