Vranësirat janë kthyer sërish, ku “Meteoalb” parashikojnë situatë të njejtë edhe në ditët në vazhdim. Madje të martën dhe të mërkurën priten reshje shiu në formën e rrebeshit.
PARASHIKIMI
Shirat do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra të martën e të mërkurën, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë me 2 – 3˚C rënie gjatë ditës së martë por rënie më e lehtë pritet të mërkurën dhe të enjten duke shënuar maksimalisht 25 – 26˚C.