Rikard Ljarja: Unë s’mund të them poshtë diktatura, ia kam kaluar shumë mirë në atë kohë. Sot ka shumë perversitete dhe krim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikard Ljarja: Unë s’mund të them poshtë diktatura, ia kam kaluar shumë mirë në atë kohë. Sot ka shumë perversitete dhe krim

16:58 | 02/06/2018
në Shqiperi
0

Është promovuar në mjediset e UET, libri i katërt i aktorit Rikard Ljarja, “Josifopedia” përfshirë në kolanën letrare të Mapo Editions; shqetësimet, koha e tij, koha e shqiptarëve në tre epoka gjatë komunizmit dhe pas tij, përmes një personazhi emblemë si Josifi. Ky është libri i parë që promovon, ndërsa shënon tre romane të shkruar pas ’90-ës, duke marrë më shumë famën nga kinemaja, edhe pse ka qenë autor skenaresh dhe regjisor

Jemi në vitet ’50-të, në një fshat të jugut, kur kishat ende i kishin dyert hapur dhe priftërinjtë këndonin psalmet krahas rritjes së njeriut të ri socialist. Dalëngadalë fillon të fryjë një erë më e fortë, dhe kishës me derë të drunjtë iu vu dryni. Flitej për dënime e pushkatime, për armiqtë e popullit dhe fshati në jug nisi të ndryshojë. Josifi, djaloshi që ndjekim pas në ngjarjet e romanit të Rikard Ljarjes, me asocimin e titullit enciklopedia, “Josifopedia”, bëhet si një i “huaj” në fshat, një djalë i mbarë, i bukur që mbaron Shkollën e Kulturës. Ai, dhe me dhjetëra personazhë që ndërtojnë jetën në kulmin e komunizmit, gjithë sjelljet e tij, moralin dhe vazhdojnë dhe pak vite pas rënies së tij janë dëshmitarë të asaj epoke. A ka dashur Ljarja të japë një dëshmi për kohën? Autor i tre romaneve, të mëparshme, tani autori tregon se donte të shkruante një roman që të rrëfente ngjarje, ngjarje që kanë krijuar jetën e një vendi, e gjithë Shqipërisë, ashtu si edhe karakteret. Komunizmi në gjithë mekanizmin e tij, njeriun e ri, perversitetin, moralin, dhunën, terrorin, varfërinë.  “Tek Josifi, por edhe dhjetëra personazhet e mi, aty jam unë”, thotë aktori. Shkrimi, edhe pse ka botuar pas ’90-ës, katër romane, thotë se ka nisur qysh në moshë të herët, fjala është për autorësinë e tij si regjisor, dhe skenarist i 200 faqeve të vëna në kinema. Nga imazhi te fjala, për Ljarjen duket se çlirimi i historisë, në një distancë të mundshme, i ka dhënë aftësinë për shkruar shkurt, konciz, gati gati me mendime të pezullta. Për këtë u shpreh edhe shkrimtari Ylljet Aliçkaj kur ndau për prozën dhe raportin e Rikardit mbi letërsinë: “Rikardi është dalluar gjithmonë, në miqësinë tonë kush e ka njohur, aftësia e tij rrëfimtare. Edhe pa shkruar ishte kënaqësi të dëgjojë histori nga Rikardi, histori lokale. Ai është nga veriu por  e ruan identitetin të zonës nga vjen, të një shtrese të kultivuar intelektualë të Shkodrës. Rikardi po dëshmon se vërtet ka hyrë në aradhën e shkrimtarëve profesionistë, me romanin e katërt. Rikardi ka qenë ikona e kinemasë shqiptare, dhe është nder për një vend si Shqipëria që ky hyn në maja qoftë si aktor, qoftë dhe si regjisor dhe skenarist. Por, po të lexosh librat e tij, në fillim ke skepticizmin e natyrshëm që po vjen nga kjo famë, dhe përfiton nga ajo, por jo. Ai është shkrimtar spontan, nganjëherë gati në absurd me tema fshati të thjeshta, ndonjëherë me metafora dhe ndonjë mesazh universal . Është shpesh herë shumë naiv, shpeshherë abstrakt. Rikardi lë gjëra pezull për lexuesin, për të nxjerrë konkluzionin e  tij. Nuk bëhet moralist. Më tepër është moralist kur flet me të. Në letërsi është spontan, gati gati neutral për të dhënë ngjarjet. Lajtmotivi i jetës së tij, mesa shikoj do të jetë letërsia dhe duket se është burim i pashtershëm për të rrëfyer”. Si gjithmonë racional në natyrën e tij, Ljarja ka folur shkurt, duke thënë se gjithçka ka dashur të tregojë është në libër, përmes tij. Aty mund të gjeni nga pak, në të gjithë personazhet, vetë shkrimtarin.

/www.mapo.al/

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Etiketa: Rikard Ljarja

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vasili: Kryeministri pa mend i jep mend Europës, qesharak deri në dhimbje

Vasili: Kryeministri pa mend i jep mend Europës, qesharak deri në dhimbje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com