Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.
Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua duke u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.
Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.
Policia e Dibrës bën thirrje të shmangen lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregohet kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse.
Në raste emergjence mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Policisë 112.