Riaktivizohet sërish zjarri në tregun e rrobave tek “5 Maj” në Tiranë. Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.
Sakaq, dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.
Kujtojmë që zjarri nisi mbrëmjen e djeshme (8 janar), ndërsa flakët u përhapën në rreth 50 dyqane të disa kapanoneve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.
Dyshohet se një shkëndija elektrike ka qenë shkaku kryesor i rënies së zjarrit, megjithatë hetimet vijojnë.








