Restaurimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore -sfidë e kohës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Restaurimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore -sfidë e kohës –

10:48 | 07/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Sektori prioritar i ekonomisë në vend gjatë viteve të fundit vazhdon të jetë turizmi. Ndër llojet e tij i preferuari i turistëve, sidomos atyre të huaj ka qenë turizmi kulturor. Gjithmonë e më tepër, turistët e huaj tërhiqen nga e kaluara e këtij vendi dhe objektet e Trashëgimisë Kulturore që janë dëshmi e saj kanë qenë vendi i tyre i preferuar.

Disa prej këtyre siteve jane shpallur trashëgimi e Unesco-s dhe si detyrim i një vendi anëtar, Shqipëria duhet të mundësojë: ruajtjen, restaurimin dhe promovimin e tyre. Përvec këtyre, në vend gjenden edhe shumë site të tjera, disa prej të cilave janë në rrënim të plotë, disa nuk janë promovuar ende, të tjerat njihen vetem nga banorët vendas.  Shumë prej tyre për shkak të infrastrukturës jo të mirë nuk kanë vizitorë, të tjerat janë ende prej shumë kohësh në një proces të gjatë në restaurim.

Nga kush zhvillohet procesi i restaurimit në Shqipëri? A janë këta persona ose kompani të kualifikuar për të kryer punimet në këto objekte? A ka degë studimi në Universitetet tona të specializuara në këtë drejtim? Cfarë kualifikimesh dhe aftësish duhet të ketë një restaurues?

Duke kërkuar në internet, kupton sa pak rëndësi i kanë kushtuar kësaj çështje. Ndërsa, flitet gjithmonë e më tepër për nevojën urgjente që kanë këto objekte për restaurim, në bisedë me ekspertë, kupton se ky është thjesht një biznes, i cili kryhet nga kompani ndërtimi të paspecializuara në sektorin e konservimit dhe restaurimit të objekteve të Trashëgimisë Kulturore. Ndërsa, gëzohemi nga numri i madh i restaurimeve lind pyetja:- Si ka qënë cilësia e restaurimit dhe sa i është përmbajtur objektit dhe kohës që ai daton?  Flasim për historinë e një populli të materializuar në objekte të lëvizshme dhe të palëvizshme. Nga ana tjetër si cdo gjë në këtë vend edhe Trashëgimia Kulturore ka rënë pre e një biznesi fitimprurës…!

Në bisedë me të rinj që kanë përfunduar prej disa vitesh Akademinë e Arteve dhe janë personat adaptë për të kryer procesin e restaurimit, sigurisht duke kryer edhe specializime të nevojshme, kuptoj se shumica e tyre pas shumë vite përpjekje pa rezultat, janë punësuar në profile të ndryshme nga dega e tyre e studimit, kjo për shkak të mundësive të pakta që tregu ofron. Atëherë, kush i kryen këto restaurime të objekteve shumë të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri?

Askush nuk flet për restauruesit e parë…

A ka pasur Shqipëria restaurues dhe Institucion Arsimor të kualifikuar dhe specializuar në këtë drejtim? Cili ka qënë historiku i restauruesve dhe cila ka qënë puna e tyre?

Informacionet mbi punën që kanë bërë ndër vite restauruesit janë shumë të pakta. Restaurimi i objekteve arkeologjike në Shqipëri ka nisur në fillim të shekullit XX-të nga  arkeologu Italian Ugolini, dhe u vijua më pas nga ekspeditat arkeologjike sovjetike deri në vitin 1959-të me specialistët e dërguar nga ata. Restauruesit e parë në Shqipëri kanë qenë Namik Bodinaku dhe Spiro Koçi, Vangjel Toçi, Nelo Lukaçi, Violeta Llavda, Hatixhe Simo, etj.

Emra të njohur në botën akademike dhe atë arkeologjike si: Prof. Asoc. Dr. Frederik Stamatin, Marita Beçin, Gilberta Demiraj, Kristaq Ballin  dhe shumë të tjerë, kanë  punuar konkretisht me shumë kujdes dhe duke lexuar literaturën shkencore perëndimore, që vinte në ato vite në Bibliotekën Kombëtare dhe në bibliotekat e Institucioneve shkencore, këta specialistë fituan përvojë, duke ndjekur edhe kurse kualifikimi brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata u mbështetën nga ana shkencore, nga specialistët kimistë, të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm si në analizat shkencore të problematikave të ndryshme, që ata kryenin para ndërhyrjeve restauruese, por edhe në punën konkrete në konservimin dhe restaurimin e objekteve të ndryshme kryesisht në materiale të forta.

Emri i Prof. Asoc. Dr. Frederik Stamatit zë vendin më të rëndësishëm në historinë e restaurimit të objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.

Ai mund të konsiderohet edhe si themeluesi serioz i kësaj fushe. Stamatit i takon vendi si specialisti më i kualifikuar e i përkushtuar, personi që e vuri restaurimin në baza shkencore të niveleve bashkëkohore veçanërisht në restaurimin e objekteve arkeologjike (gur, mermer,  metale, qelq, monedha të ndryshme, si dhe të objekteve etnografike si tekstile, veshje popullore, armë mesjetare, objekte druri etj).

Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm, pasi nuk ka asnjë muze kombëtar apo dhe muze rajonal i qyteteve shqiptare ku kontributi i tij në restaurimin e objekteve të ekspozuara të mos jetë prezent.

“Restauruesit” deri në fundin e viteve 1990-te arrinin në mbi 75 specialistë të fushave të ndryshme duke nisur nga konservimi dhe restaurimi i objekteve arkeologjike dhe  etnografike, ikonave dhe pikturave murale, pikturave dhe skulpturave në teknika të ndryshme, dokumentacioneve në arkivat e shtetit në letër, pergamenë etj.

Fakti e tregon, se në territorin tonë janë gjendur dhe ende fshihen qindra e mijëra objekte arkeologjike prehistorike-antike-mesjetare, kështjella, vetë qytete arkeologjike, kisha të periudhave të ndryshme, xhami e shumë objekte të tjera, të cilat tregojnë peshën e vendit tonë, fakt që do t’ia kishin zili shumë nga vendet që priren drejt turizmit kulturor, por fatkeqesisht, nuk i kanë. Ndërsa, ne i kemi por realiteti i perditshëm i ngjarjeve në vend, i ka lënë në harresë. Për të  vazhduar më tej me objekte arkeologjike: pjata qeramike, varëse, vëthë antike,  të cilat në një pjesë të siteve nga padituria e banorëve vendas që i ka gjetur hidhen ose shiten shumë lirë.

Arkeologjia shqiptare është në krizë vitet e fundit, bashkë me të edhe Trashëgimia jonë Kulturore. Arsyeja e vetme është neglizhenca e Insitucioneve përgjegjëse dhe mungesa e fondeve duke i detyruar specialistët në këto fusha shpesh të ndryshojnë profesion ose të emigrojnë. Qytete antike në territorin shqiptar vazhdojnë të jenë territor i ekspeditave të huaja arkeologjike ose nuk njihet ende asgjë për historinë e tyre.

Nëse kërkojmë të zhvillojmë Turizmin në Shqipëri, ky vend nuk ka vetëm Turizmin bregdetar, apo atë malor, për të cilat flitet shpesh në media. Shqipëria është shumë e pasur me histori ende të pazbuluar sidomos atë arkeologjike.

A ka pasur tentativë për të hapur nje shkollë restaurimi në Shqipëri pas viteve 90-të?

Në vitin 2005 u hap nje shkollë restaurimi në nivelin pasuniversitar me mbështetjen e Qeverisë Italiane dhe UNESCO-s me kohëzgjatje 18 muaj  në të cilën u rregjistruan studentë shqiptarë, që u njohën nga afër me teknikat e restaurimit.

Sigurisht, kjo ishte risi per vitet e Tranzicionit që po kalonte Shqipëria  sidomos në këtë periudhë kur Unesco-ja kishte hedhur sytë drejt Shqipërisë pas rregjistrimit të Butrintit në vitin 1992 në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe më pas vijuan me Beratin dhe Gjirokastrën.

Qëndra e Restaurimit nisi funksionimin në sajë të ndihmës financiare dhe teknike të qeverisë italiane dhe UNESCO-s,  dhe pritej që së shpejti  të dilte një brez të rinjsh të trajnuar me teknikat bashkëkohore të restaurimit, gjë që mungonte prej kohësh në vendin tonë.

Me kthimin e saj në një institucion pasuniversitar rajonal evropian, lektorë e studentë shqiptarë e të huaj kishin mundësi të studiojnë dhe restaurojnë me kriteret më të avancuara të kohës monumentet e shumta të kulturës kudo në territorin e Shqipërisë.

Në vitin e saj te parë u shpërndanë 24 diploma dhe ky ishte një fillim i mirë.

Në ato 5 vite, shkolla vazhdoi funksionimin sipas parashikimeve. Pedagogët ishin me eksperiencë nga vendet europiane.

Kurset nisën në vitin 2007 me trajnimin e arkitektëve dhe inxhinierëve për restaurimin e veprave arkitektonike dhe të veprave të artit (ikona e afreske), më pas për konservimin e gurit.

Palët e interesit dhe ekspertë të profileve të ndryshme të Trashëgimisë Kulturore u ftuan me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e ndërhyrjeve të propozuara. Masat e propozuara të ruajtjes dhe rivitalizimit të siteve në fjalë synojnë përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes dhe qëndrueshmërisë së ndërtesave historike lidhur me rrezikun dhe përgatitjen ndaj katastrofave natyrore.

Ishte për t’u admiruar puna e këtyre te rinjve, të cilët në kushtet ku kanë punuar edhe me mungesë materialesh, e vazhduan punën e nisur për disa vite. Shkolla e restaurimit ishte një dritare për gjithë botën e trashëgimisë sonë. Por, kjo nuk zgjati shume. Fondet nuk u dhanë në vazhdim dhe shkolla u mbyll.

Me cfarë problemesh ndeshet sot Trashëgimia Kulturore?

Nuk dua ti hyj një analize të detajuar dhe shumë të komplikuar në këtë shkrim sepse problemet janë të dukshme, edhe pse promovohen sukseset, ato jane aty. Përderisa shkrimin e kam trajtuar nga pikëpamja e rolit të restaurimit, edhe problemet do tí trajtoj në këtë këndvështrim pa u zgjeruar në drejtime të tjera.

Ndër rastet më te prekshme dhe dëmtuese të integritetit historik e kulturor të siteve arkeologjike në mbrojtje shtetërore, përmenden  transformimet e sistemit të rrugicave me kalldrëm në kështjellën e qytetit të Beratit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një ndërhyrje tërësore në të gjithë sistemin e rrugicave, ka prishur kontekstin historik e kulturor të tyre nëpërmjet shtrimit me gurë çakull, jashtë natyrës së materialeve të përdorura si edhe jashtë kritereve të restaurimit. Duke prekur shtresën kulturore -arkeologjike është demtuar jo vetëm konteksti historik por edhe ai estetik.

Vitet e fundit janë zhvilluar restaurime në disa objekte ndërsa për të tjerat jane miratuar projektet.  Përmendim këtu projektin për restaurimin e sitit në Kalanë e Bashtovës, në Berat, Gjirokastër, dhe banesa të ndryshme private, si edhe godina e RTSH-së, godina të shpallura Monument Kulture-për shkak të rëndësisë dhe vlerave që mbartin. Sipas ekspertëve të restaurimit këto ndërhyrje kanë rezultuar shpeshherë me dëmtime të monumentit, dhe jo me qëllimin primar për të cilën kanë filluar punimet,-restaurimin.

Më përpara shteti ndihmonte me kredi të butë, 30% pronari, 70% shteti. Një ndër çështjet më të komplikuara përfshin mosmarrëveshjet midis privatit, i cili i ka në pronësi godinat dhe shtetit i cili i ka shpallur Monumente Kulturore.

Fatkeqësisht kohët e fundit ringritja e ketyre objekteve funksionon me tendera duke iu dhënë godina lidhjeve personale me biznesin. Këto kompani janë thjesht të specializuara në ndërtime godinash apo qendra banimi, por aspak në restaurime, sepse as punonjesit qe kanë nuk janë të kualifikuar në këtë drejtim. Është vërtet shqetësuese, kur flitet për restaurimin e objekteve të periudhave të ndryshme kohore, të cilat mbartin histori dhe vlera për të ardhmen dhe tërheqin vazhdimisht turistët e huaj. Nje ndertim i keq, jo cilësor shume shpejt ka për të sjellë largimin e turistëve jo me përshtypjet që ne do të donim të transmetonte vendi yne tek ata nëpërmjet të shkuarës sonë.

Ekspertët e Trashëgimisë Kulturore theksojnë se dobësimi i institucioneve të kulturës si dhe mungesa e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal janë disa nga faktorët që po sjellin degradimin e këtyre banesave.

Të parët që duhet të thirren janë ekspertët e arkeologjisë për objektet qe vijnë nga antikiteti dhe nuk ka materiale të shkruara, më pas historianët dhe ekspertët e Trashëgimisë Kulturore, të cilët në bashkëpunim me restauruesit-njërëz të kualifikuar që dinë të përdorin teknika të ndryshme dhe të njohin punën me materialet e kohërave të ndryshme. Rastet e restaurimeve jocilësore janë të shumta por, në një vend ku diskutohet problemi i mbijetesës dhe cilësia e ulët e jetës, atëherë janë vetem pak zëra dhe persona të cilët mund të ngrenë zërin për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të kësaj trashëgimie nga duar të paafta vetëm për qëllime përfitimi. Ky proces mund të rezultojë fatal për historinë, kulturën e kombit tone në të ardhmen.

Read more

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Mos jepni të dhëna personale –

Të Lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

nga 27
15:48 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:52 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

14:46 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

nga 27
14:42 | 14/03/2026
0

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Para
Si do veprohet pas arrestimit të vrasësit të Nikulajt në Marok? –

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, edhe një tjetër anglez në pranga -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com