Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Durrësit.
Situata paraqitet tejet problematike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve.
Uji ka pushtuar edhe trotuaret duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin këtë mëngjes.
Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës.









