Reshjet e borës vazhdojnë në qarkun e Korçës. Pasditen e sotme një ortek ka rënë duke bllokuar rrugën e Dardhës. Raportohet se një masiv dëbore ka rënë duke bllokuar rrugën Boboshticë-Dardhë.
Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Muri i Musait” dhe ka bllokuar rrugën në të dyja senset. Mjetet borëpastruese po punojnë për hapjen e rrugës.
Korça është një nga qarqet ku dimri është ndjerë më shpejt këtë vit dhe bashkë me nisjen e reshjeve të borës ka nisur edhe problemet e para kryesisht në rrugë.