Kryeministri Italian Matteo Renzi vijon polemikat e tij me Bashkimin Europian.
Ai ka thënë sot, se ka ikur koha kur Europa u thoshte se çfarë duhet të bënin.
Renzi u shpreh i pakënaqur, pasi sipas tij, Ialia ka më pak fitime se sa shpenzon për të qenë pjesë e BE-së.
“Nëse duam të zgjidhim problemin e emigrantëve duhet një strategji afatgjatë dhe jo polemikëza të rëndomta.
Ka mbaruar koha kur Europa na thoshte ç’duhet të bënim, ne i japim Brukselit njëzet miliardë dhe marrim prej tij njëmbëdhjetë ” tha Renzi.
Megjithatë, ai u shpreh se Italia kërkon ta mbrojë Shengenin dhe nuk do shkatërrimin e tij.
Ndërkohë, Renzi u shpreh i pakënaqur me faktin se pjesën më të madhe të 3 miliard eurove të akorduara nga Bashkimi Europian për vendet që presin emigrantët, pjesën më të madhe e përfiton Turqia.