Rënie me 70% e numrit të turistëve që kanë ardhur me charter për pushime këtë vit në vendin tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rënie me 70% e numrit të turistëve që kanë ardhur me charter për pushime këtë vit në vendin tonë

14:55 | 18/08/2020
në Kryesore
0
Pushues, ne plazhin e Ksamilit ne Sarande. Temperaturat e nxehta te veres, kane bere qe turiste te shumte, ti drejtohen pishinave dhe bregut te detit, per tiu larguar vapes./r/n/r/nVacationer, in the beach of Ksamili in Saranda. Hot summer temperatures, have made numerous tourists, to go the pools and the beach, to stay away of the heat.

Polakët, bjellorusët dhe ukrainasit janë turistët e vetëm që po shijojnë diellin dhe bregdetin shqiptar këtë vit, por edhe shpresa më e madhe e hoteleve me standarde të larta për të shpëtuar çfarë të munden nga ky sezon veror.

Vitin e kaluar në këtë kohë, në hotelet shqiptare kishte edhe nordikë, çekë, izraelitë, rusë, gjermanë etj. Por, pjesa më e madhe e tyre i kanë anuluar pushimet për këtë vit, si rrjedhojë e kufizimeve që kanë ndodhur si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19.

Të dhënat zyrtare të Tirana International Airport (TIA) bënë të ditur për Monitor se nga 1 janari deri në 15 gusht, kanë udhëtuar (vajtje-ardhje), rreth 47.8 mijë pasagjerë me charter turistik (përjashtuar Antalian).

Read more

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Destinacionet janë si më poshtë: Gdansk, Kiev, Katowice, Minsk, Zaporozhe, Poznan, Varshavë, Poznan, Wroclaw.

Pra në total në Shqipëri kanë ardhur deri në 15 gusht rreth 24 mijë pushues të huaj nga Polonia, Bjellorusia, Ukraina. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Polonia, që ka mesatarisht 1-3 chartera në ditë me Shqipërinë.

Në krahasim me vitin e kaluar, tkurrja është shumë e lartë. Të dhëna të tjera zyrtare të TIA-s bënë të ditur se në periudhën janar-korrik të vitit të kaluar, kishin fluturuar me charter (vajtje-ardhje) rreth 150 mijë pasagjerë, ose rreth 75 mijë hyrje në vend, ku krahas Polonisë Bjellorusisë e Ukrainës kishte turistë edhe nga destinacione të tjera si Oslo, Stokholm, Tel Aviv, Moskë, Kopenhagen etj.

Këtë vit, rënia e fluturimeve me charter është të paktën 70%.

Vetëm në gusht të vitit të kaluar erdhën me chartera rreth 38 mijë turistë (shih graf ne fund për turistët me chartera në 2019-n).

Charterat e turistëve nga Polonia vijojnë

Burime nga TIA bëjnë të ditur se charterat me turistë nga Polonia vijojnë. Shteti polak ka ndaluar vetëm hyrjen e shtetasve shqiptarë në Poloni, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në vendin tonë. Ndryshe nga shtetet e tjera të BE-së, Polonia deri tani e kishte lejuar hyrjen e shtetasve shqiptarë, por me një vendim të papritur e anuloi të shtunën në mbrëmje.

Vetëm 2,200 shqiptarë kanë shkuar me pushime në Antalia

Që nga mesi i muajit korrik, kryhen katër fluturime me charter drejt Antalias, i vetmi destinacion jashtë vendit ku shqiptarët mund të pushojnë. Burime nga TIA bënë të ditur se deri në 15 korrik kanë udhëtuar vajtje ardhje 4840 pasagjerë, ose rreth 2,400 turistë.

Një vit më parë, deri në fund të korrikut, në Antalia kishin shkuar rreth 14 mijë shqiptarë, ndërsa deri në fund të tetor, kur ishte dhe charteri i fundit, pushuan në Turqi rreth 31 mijë shqiptarë./Monitor

Etiketa: bregdeti shqiptarrënia e fluturimeve me charterRënie me 70% e numrit të turistëveTirana International Airportturistet

Të Lidhura

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

nga 27
10:43 | 03/02/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se socialistët do të presin deri në darkë për një...

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

nga 27
10:31 | 03/02/2026
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë...

“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

nga 27
10:21 | 03/02/2026
0

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka rihapur debatin mbi rikthimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare të futbollit, duke kërkuar heqjen...

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

nga 27
10:11 | 03/02/2026
0

Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të...

Para
Ekzekutimi në Shkodër, ish-futbollisti u vra me 8 plumba! Ishte shok me autorin

Arrestohet Stjuart Smakaj, autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

10:43 | 03/02/2026
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

10:31 | 03/02/2026
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

10:21 | 03/02/2026
Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

10:11 | 03/02/2026
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

09:53 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –
  • “Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –
  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –
  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –
  • Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –
  • “Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com