Ka shkruar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i mëngjesit të sotëm në lumin Shkumbin, ku shoferi i mjetit humbi kontrollin pasi u përplas me një tjetër automjet tip “Ford”.
Policia ka konfirmuar se brenda makinës ndodheshin gjashtë persona, ku tre prej tyre u nxorën të gjallë prej saj, ndërsa është konfirmuar se tre të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë. Në momentin kur forcat e shpëtimit tentuan të futen, një prej trupave që dyshohet se ishte i pajetë e mori rrjedha e lumit.
Gjithashtu, pak minuta më parë forcat e shpëtimit kanë nxjerrë trupin e një fëmije në gjendje kome, i intubuar u dërgua me urgjencë në spital. Policia është duke kërkuar shkaqet e aksidentit që çoi në këtë tragjedi, ndërsa paraprakisht dyshohet lagështira dhe një parakalim i gabuar.